Arjan Hoxha i përgjigjet Ramës: Nuk nështrohet Kamza me gomerë e tallava

Arjan Hoxha i përgjigjet Ramës: Nuk nështrohet Kamza me gomerë e tallava

23:25, 22/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati demokrat i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha i është përgjigjur gjuhës ordinere dhe banal të kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatit socialist.

‘Zoti Rama nuk nënshtrohet Kamza me gomerë e tallava! Kamzën nuk e fitove as në 2019-n, kur në garë ishte vetëm kandidati jot dhe nuk do ta fitosh as në 14 maj, pasi qytetarët e Kamzës janë soj shqiptarësh që kërcejnë vallet e Kukësit, Tropojës, Dibrës, Matit, Mirditës, Skraparit e Korçës dhe nuk i lidh asgjë me tallavanë pa identitet që përfaqëson sekti mavi’, shkruan Hoxha në Facebook.

Gjithashtu Hoxha thekson se ‘sot ndjeu keqardhje të madhe për rivalin e tij, të cilin shefi i tij e cilëson gomar, por më shumë ndjeva keqardhje për ata qytetar të fisëm, shumë prej të cilëve punonjës të administratës, kanë dalë në takim duke u kërcënuar me vendin e punës dhe u duhet të dëgjojnë fjalorin banal të kreut të shtetit’.

Postimi i plotë:

Zoti Rama nuk nënshtrohet Kamza me gomerë e tallava!

Kryeministri Rama, Kamzën nuk e fitoi as në 2019-n, kur në garë ishte vetëm kandidati i tij dhe nuk do ta fitojë as në 14 maj, pasi qytetarët e Kamzës janë soj shqiptarësh që kërcejnë vallet e Kukësit, Tropojës, Dibrës, Matit, Mirditës, Skraparit e Korçës dhe nuk i lidh asgjë me tallavanë pa identitet që përfaqëson sekti mavi.

Sot ndjeva keqardhje të madhe për rivalin tim, të cilin shefi i tij e cilëson gomar, por më shumë ndjeva keqardhje për ata qytetar të fisëm, shumë prej të cilëve punonjës të administratës, kanë dalë në takim duke u kërcënuar me vendin e punës dhe u duhet të dëgjojnë fjalorin banal të kreut të shtetit.

Pas 14 Maj-it këta qytetarë do t’i çlirojmë nga sekti që u nëpërkëmb dinjitetin. Zoti Rama, shpopullimin dhe varfërinë në Kamëz nuk i kuron tallavaja dhe korrupsioni juaj, por do t’i kurojë transparenca dhe llogaridhënia që do jenë deviza jonë në drejtimin e Bashkisë Kamëz.

#BashkëFitojmë ✌

#bashkëpërkamzën ✌

#Voto3 ✌

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco