Skandali me padinë e Veliajt/ Vojo Bregu: Kishin kopjuar artikullin e portalit të Habilajt

Skandali me padinë e Veliajt/ Vojo Bregu: Kishin kopjuar artikullin e portalit të Habilajt

19:45, 20/04/2023
A+ Aa A-

Erion Veliaj, i zënë ‘mat’ me skandalin e inceneratorëve, ka vendosur të padisë SYRI TV dhe emisionin Piranjat.

Gazetari Bledian Koka, që realizoi intervistën e bujshme me italianin Gabriele Longinotti, i cili akuzon Veliajn për lidhjet iraniane, deklaroi pasi doli nga Gjykata e Tiranës se vazhdon të sfidojë kryebashkiakun e kryeqytetit me të njëjtat pyetje.

Kurse producenti i Piranjave, Vojo Bregu, tha se për ironi, kërkesa për gjykimin penal ishte bazuar në kopjimin e një artikulli nga portali i gazetarit Erion Habilaj.

Afera e inceneratorëve ka shumë tentakula dhe ato janë shtrirë edhe në media, siç denoncoi raporti më i fundit i Departamentit të Shtetit.

POSTIMI I BREGUT

Sot bashkë me gazetarin e nderuar z. Koka, ishim thirrur nga gjykata e Tiranës, të akuzuar për shpifje nga z. Veliaj.

Pasi na u dorëzua kërkesa për gjykimin penal, konstatoj se ajo deri në faqen e 6 është zbardhja e plotë e intervistës, nga faqja 6 e në vazhdim është kopjimi i një artikulli të portalit VOXNEWS.AL.

Z. Veliaj duhet të marrë masa të menjëhershme ndaj përfaqësuesve ligjorë që i kanë bërë padinë dhe janë tallur me të, pasi nuk besoj se e ka bërë vetë. Po të më dëgjojë mua, asnjë lek mos ti japë.

Z Erion Habilaj si drejtues i portalit VOXNEWS.AL, duhet të kërkojë dëmshpërblim për vjedhjen e të drejtave të autorit të artikullit në fjalë.

Shihemi seancën e radhës në ditën e dëshmorëve.

Bashkëlidhur linku:

https://www.voxnews.al/aktualitet/autogoli-i-piranjave-publikojne-intervisten-me-italianin-e-denuar-per-i36238?fbclid=IwAR16-iqOfCszwl9flg31OYKTuZ7ddPGdQbsXc8neRBbjR8NtSC6aO5aZFOQ

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco