VIDEO/ 'Ishte konfliktuar me viktimën', Pjerin Ndreu futet në vendngjarje në mënyrë të paligjshme

15:49, 19/04/2023
A+ Aa A-

Ekzekutimi mafioz i Ardian Nikulajt në lokalin e tij në Shëngjin ka tronditur opinionin publik. 

Një video e siguruar nga SYRI tregon momentin kur kryebashkiaku socialist i Lezhës Pjerin Ndreu futet në vendin e ngjarjes në mënyrë të paligjshme. 

Viktima ishte konfliktuar me Ndreun dhe kishte deklaruar mbështjetjen etij për kandidatin e opozitës.

Prania e Ndreut në vendin e ngjarjes, aq më pak brenda në lokalin e krimit, mund të shihet me dyshim pasi kishte konflikt me të ndjerin dhe mund të dëmtojë provat.

Kujtojmë se vetëm një javë më parë, bandat e Ulsi Manjës kishin kërcënuar të ndjerin Ardian Nikulaj

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është edhe drejtuesi politik i PS-së në Qarkun e Lezhës për zgjedhjet lokale të 14 majit. 

Ardian Nikulaj ishte kandidat i PSD-së për këshilltar bashkiak në zgjedhjet e 14 majit dhe kishte deklaruar mbështetjen e tij për kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco