4 tavolina në zyrë/ Drejtori i Bashkisë Tiranë porosit karrige ultraluksoze

4 tavolina në zyrë/ Drejtori i Bashkisë Tiranë porosit karrige ultraluksoze

10:05, 18/04/2023
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe e Tarifave Vendore, Bashkia Tiranë, ka shpallur tenderin me objekt “Blerje mobilje dhe orendi për zyra”, me fond limit 25 milionë lekë.

Nga 20 artikujt e porositur 14 i përkasin vetëm zyrës së drejtorit. Në zyrën e tij do të ketë gjithsej 4 tavolina.

Po ashtu kolltuk dysh lëkure me ngjyrë të zezë dhe skelet inoksi, si dhe kolltuk tek lëkure. Karrigia me rrota e titullarit, është porositur me mekanizëm për rregullim në lartësi, thellësi, anim në varësi të peshës si dhe rregullim për pjesën lumbare të shtyllës kurrizore. Të ketë mbështetëse për kokën metalike me veshje lëkurë ekologjike.

Vartësit e zyrës së prokurimeve kanë menduar që shefi nuk duhet të mbajë në formë vetëm shtyllën kurrizore, por edhe këmbët, për të cilat i kanë porositur me lekët e taksapaguesve të Bashkisë Tiranë dhe një mbështetëse, me material gome dhe këmbë inoksi. Mbështetësja e këmbëve duhet të jetë e pajisur me aksesore anti-gërvishtës dhe suprinë të lëvizshme me gominë të zezë.

Teksa vetëm për zyrën e drejtorit janë porositur 4 tavolina, absurdi qëndron se për punonjësit 1 tavolinë do të shërbejë për 4 persona./MCNTV

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco