VIDEO/ Operacioni i Ramës/ Mjekët: Do dalë nga spitali brenda 24 orësh

10:46, 17/04/2023
A+ Aa A-

Shefi i Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata, në një dalje për mediat ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të kryeministrit Edi Rama, pas ndërhyrjes kirurgjikale me urgjencë për heqjen e apendistit.

“I ka bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në QSUT. Si operacion shkoi mirë, gjendja post-operatore është fare stabël. Sot besoj do të fillojë dhe të ushqehet, brenda 24 orëve mund të shkojë në shtëpi. Koha e rikuperimit total besoj do të jetë 2 ose 3 ditë. Nuk duhet të ketë asnjë kujdes të shtuar,” tha Gjata.

I pyetur nëse do të jetë në gjendje që të zhvillojë takime elektorale, mjeku tha se Rama mund të dalë për 2 ose 3 ditë.

“Mund të ecë vetë deri sot. Në fushatë varet, për 2-3 ditë. Është operuar në sallat që kemi pasur! Ishte në gjendje të mirë, komunikon normalisht,” tha Gjata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco