Rama shtrohet me urgjencë në spital në mesnatë, bëhet operacion në QSUT Foto arkiv

Rama shtrohet me urgjencë në spital në mesnatë, bëhet operacion në QSUT

08:18, 17/04/2023
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama është shtruar mbrëmë me urgjencë në spital pas një krize akute apendesiti. 

Zyra e shtypit njofton se Rama ka kryer një operacion për heqjen e apandesitit në Qëndrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza".

NJOFTIMI ZYRTAR

Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kryeministri Rama u diagnostikua me apendisit akut.

Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e appendisdit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e profesor Arben Gjata, shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT.

Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetesore paraqitet e mirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco