Listat e Këshilltarëve Bashkiak/ Meta: Ne kemi luftëtarë të interesit publik, ata kanë rrogëtar tërilindjes

12:17, 13/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është ndalur te lista e Këshillave Bashkiakë, ku sipas tij, pas fitores plebishitare më 14 Maj instalon transparencën e plotë dhe të përhershme.

Duke i’u referuar listës së kandidatëve për Këshilla Bashkiakë të rilindjes, Meta theksoi se ata janë thjesht rrogëtarë, ndërkohë që koalicioni Bashkë Fitojmë ka luftëtarë të interesit publik që e kanë treguar me veprimtarinë e tyre edhe më parë.

Postimi i plotë:

Krejt ndryshe nga "Rilindja", që kishte 100% edhe të Këshillave Bashkiakë këto vite dhe kurrë nuk bëri një mbedhje të hapur për mediat e pavarura dhe qytetarët, Koalicioni "Bashkë Fitojmë" pas fitores plebishitare më 14 Maj instalon transparencën e plotë dhe të përhershme të Këshillave Bashkiakë, duke nisur me Tiranën dhe buxhetin e saj të jashtëzakonshëm prej 350 milionë euro në vit.

Garanci për këtë është jo vetëm programi ynë, por edhe integriteti i listës tonë për Këshillin e Bashkisë së Tiranës.

Këshilltarët tanë të ardhshëm i kanë dhënë provat e tyre ndër vite si mbrojtës të kauzave qytetare dhe të interesit publik.

Bashkë🤝Fitojmë!✌️🇦🇱

#PartiaLirise #BashkeFitojme #Tirana #14Maj #NdryshimMeCdoCmim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco