Idrizi lëshon Lajla Përnaskën: Nuk është kandidate e PDIU, i kemi dhënë mundësinë të konkurrojë!

Idrizi lëshon Lajla Përnaskën: Nuk është kandidate e PDIU, i kemi dhënë mundësinë të konkurrojë!

19:14, 10/04/2023
A+ Aa A-

Pas një kohe të gjatë mungese në studiot e televizioneve, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, u rishfaq sot në “Zona Zero” në “Top News”.

Gazetari Thimi Samarxhiu i drejtoi pyetjen se pse PDIU ka vendosur të garojë në Tiranë për zgjedhjet e 14 Majit nën emrin e Lajla Përnaskës.

“Çdo parti politike në këto zgjedhje është në të drejtën e saj të garojë, të ketë sa më shumë figura, të konkurrojë.

Në rastin e zonjës Lajla Përnaska mora një specifikë do thoja, që praktikisht ne i kemi dhënë asaj vetëm mbështetjen.

I kemi dhënë mundësinë që të regjistrohet në këto zgjedhje. Nuk është në kuptimin klasik një kandidate e PDIU-së, se po të ishte kështu do e prezantonim, do bënte fushatë me strukturat tona.

Kemi bashkëpunuar bashkë në Këshillin e Europës. Banojmë dhe në të njëjtën zonë. Ajo kishte shprehur dëshirën për të garuar në Tiranë, duke qenë se e njeh mirë dhe sigurisht ne e pamë të arsyeshme t’ia mundësonim”, tha Idrizi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco