Berisha: Në 8 vite Rama e ktheu Elbasanin në tokë të mallkuar. Në 14 maj të votojmë ndryshimin

Berisha: Në 8 vite Rama e ktheu Elbasanin në tokë të mallkuar. Në 14 maj të votojmë ndryshimin

19:34, 09/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi.

Berisha: A kemi ne përgjegjësi. Ne jemi parti, forca konservatore, a kemi ne përgjegjësi për traditën, a kemi ne përgjegjësi para atyre që u flijuan, sakrifikuan gjithçka, a kemi ne përgjegjësi para të rinjve tanë.

Si ka mundësi të ecim të përgjumur duke parë Shqipërinë që shpërbëhet çdo ditë. Duke parë shqiptarët që largohen çdo ditë nga Elbasani dhe nga Shqipëria. Një thirrje e thellë buron nga shpirti i çdo shqiptari, të zgjohemi ti dalim zot Shqipërisë, të zgjohemi, të votojmë, të firmosim, fitoren e Luçiano Boçit në Elbasan, fitoren e kandidatëve tanë kudo.

Po pse Elbasani, pse Shqipëria. Nga qyteti i bekuar, nga dhe i bekuar, u shndërruar në 8 vite në një kohë kaq të shkurtër, në qytet i mallkuar, në dhe i mallkuar, në të cilin qytetarët nuk besojnë se mund të ndërtohet jeta, qytetarët nuk besojnë se mund të ndërtohet e ardhmja.

Nuk ka kushtrim më të madh, apel më të thellë për të gjithë ata të cilët kanë në shpirtin e tyre, një grimë dashuri për Elbasanin dhe Shqipërinë.

Të votojmë ndryshimin me 14 maj sepse Shqipëria, Elbasani janë tokë e bekuar, është qytet i bekuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco