SYRI TV/ Hetimet e SPAK, Xhaçka 'kyç gojën' para mediave

15:24, 07/04/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka sot ka dëshmuar në SPAK  lidhur me çështjen e privativit të pronave të ushtrisë në Sarandë dhe Shëngjin. Në përfundim të seancës së marrjes në pyetje, Xhaçka ka vendosur të heshtë përballë pyetjeve të gazetarëve. 

SYRI TV

Më shumë se një orë ka qëndruar në prokurorinë e Posaçme ministrja e Jashtme Olta Xhaçka mesditën e kësaj të premte.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se ajo është marrë në pyetje në lidhje me kallëzimet e bëra nga ish-zv/komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari për privatizimet e pronave të ushtrisë.

Xhaçka pasi ka dalë nga prokuroria nuk ka pranuar të flasë për gazetarët duke u larguar me automjetin e saj pa dhënë asnjë shpjegim për paraqitjen e saj në organin e akuzës.

Ndërkohë për këtë çështje më herët është pyetur edhe deputeti Bardhyl Kollaçaku, që më herët ka mbajtur postin e kreut të Forcave të Armatosura.

Syri Televzion mëson se rreth një muaj më parë, Xhaçka ka dhënë deklarime për llogari të veprimeve hetimore të prokurores Manjola Kajana, për përdorimin e aseteve të ushtrisë në fushatë elektorale (helikoperëve), kallëzimi i bërë në vitin 2020 nga Gent Strazimiri dhe Albana Vokshi.

Prokurorja Kajana i ka në duar të dy çështjet, atë të privatizimit marinës së Limionit në Sarandë dhe të ndërtimit të një objekti  më pronat e ushtrisë në Shëngjin, dhe çështjen e përdorimit të aseteve shtetërore për fushatë.

Ndërkohë që herën e parë që ka qenë në SPAK ajo ka deklaruar për median se është në dispozicion të drejtësisë, duke shtuar se asnjë nuk bën përjashtim nga procedura të tilla pavarësisht postit që mund të mbajë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco