Programi i Këlliçit për Mjedisin/ Alimehmeti dhe Caka evidentojnë rreziqet e mëdha të ndotjes

Programi i Këlliçit për Mjedisin/ Alimehmeti dhe Caka evidentojnë rreziqet e mëdha të ndotjes

14:52, 07/04/2023
A+ Aa A-

Gjatë prezantimit të Belind Këlliçit, të Programit të tij për Mjedisin, e morën fjalën sot edhe dy kandidatët për Këshillin bashkiak, Dr.Ilir Alimehmeti dhe Silva Caka, të cilët duke  trajtuar problemin e ndotjes, si një ndër problemet kryesore të Tiranës, treguan me shifra numrin e vdekjeve në kryeqytet, që vijnë vetëm për shkak të ndotjes së ajrit. 

“Në Tiranë ka 173 vdekje për 100 mijë banorë në vit vetëm nga grimcat poshtë 2.5 micronit si diametër, ajo që quhet Pm2.5. Për popullatën e Tiranës, afro 1 milion, shumëzimin mund ta bëni shumë thjeshtë, 1730 vdekje në vit vetëm nga grimcëzat” -tha Ilir Alimehmeti. 

“Niveli i grimcave kancerogjene në ajër, norma e BE-s është 50 nanogram për m3 në ditë, në Tiranë është 70.73 nanogram për m3 në ditë. Pra 41% më e lartë nga ajo që duhet të jetë” -u shpreh Silva Caka. 
 
Ekspertë të fushës së mjedisit, treguan se plani i propozuar nga Belind Këlliçi është krejtësisht i realizueshëm, ndërsa bën edhe disa propozime. 

“Dhe e shikoj programin e përgatitur, sepse jam njohur me të, të zbatueshëm dhe objektiv. Duke parë resurset që ka Tirana, kemi menduar dhe propozuar që të gjitha sipërfaqet ujore që ndodhen rreth e rrotull kurorës së Tiranës, të kthehen në parqe rajonale. Ky program është plotësisht i realizueshëm.

Ekspertët nuk i mungojnë Partisë Demokratike dhe Z.Këlliçi për ta implemetuar këtë program. Z.Kryetar i bashkisë të ardhshëm, mos mbill më asnjë rrap në Tiranë. është kërkesë shumë e thjeshtë por e thotë një profesionist që e njeh mirë këtë fushë.

Une them se rrapet në Tiranë janë mbjellë se janë të lirë, rriten shpejtë, dhe nuk kanë pasur parasysh aspak jetën e qytetarëve, alergjinë që ato shkaktojnë e kështu me rradhë. Në vend që të mbjellim rrape, ne kemi bimë shumë të mira, kemi Dafinën, ne kemi Blirin, ne kemi Selvinë që ka qenë. Në gjelbërimin e Tiranës duhet të ketë një gjelbërim të kombinuar. Duhet të ketë kurora gjithëvjetore, siç është pisha e halorët, dhe drutë fletorë, që të mos jetë gjithë bulevardi vetëm me njëlloj fletorë, dhe gjatë dimrit të jetë i zbuluar” -u shprehën disa nga ekspertët e pranishëm në takim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco