Deklaratat e Yuri Kim, Strazimiri: Unë zgjedh të jem me Amerikën e Fran Shkrelit!

Deklaratat e Yuri Kim, Strazimiri: Unë zgjedh të jem me Amerikën e Fran Shkrelit!

13:35, 07/04/2023
A+ Aa A-

Pas deklaratës së ambasadores së SHBA dhe reagimeve të shumta nga politika jo vetëm opozitare dhe media, anëtari i kryesisë së PD Gent Strazimiri ka shpërndarë një postim të tijin të një viti më parë kur komentonte sjellkët e diplomates së SHBA.

Postimi:

Nëse ka "dy Amerika", një e Ardian Dvoranit dhe një e Fran Shkrelit, unë zgjedh këtë të dytën sepse është ajo e tim gjyshi, e tim eti!

Është Amerika e ditëve më shpresëdhënëse të jetës sime, filimisht si ëndërr e çartur nën realitetin e "Ardian Dvoranit", e pastaj si çartje e një ëndrre reale...

Zgjedh Amerikën e një patrioti, shqiptar e amerikan njëkohësisht, që për shkak të Amerikës së tij, jetoi e jeton si misionar i lirisë, i fjalës së lirë e dinjitetit të burrit e të shqiptarit.

Për të mbrojtur Amerikën e Fran Shkrelit ia vlen çdo sakrificë sepse është "foleja" ku gjyshërit dhe etërit "fshehën" dëshirën për liri, me të cilën na ushqyen pak e nga pak në ilegalitet...

Sepse në kohën e Ardian Dvoranit, liria ishte ilegale... si Amerika!

Mbrojtjen deri në fund ia kemi borxh Amerikës së Fran Shkrelit, sepse falë besimit tek ajo,

* guxuam të ngrihemi në 1990 - 1991, pavarësisht se ende s'e kishim takuar,

* qëndruam në 1997-2005, pavarësisht se dikush e kishte eklipsuar, dhe

* drejtuam kombin, deri aty ku as ne s'e prisnim, në 2005 - 2013, kur erdhi në Tiranë e na shtrëngoi duart!

Për Amerikën e Fran Shkrelit, paguaj çdo çmim, njësoj si për LIRINË!

Re-post 7 prill 2022

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco