Nuk e kontrollon si në Shqipëri/ Rama: Do të dalim nga Gjykata e Arbitrazhit

Nuk e kontrollon si në Shqipëri/ Rama: Do të dalim nga Gjykata e Arbitrazhit

12:02, 07/04/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama pranoi indirekt se qeveria shqiptare duhet të paguajë një gjobë prej 110 milionë eurosh ndaj biznesmenit italian, Françesko Beketi pasi ka humbur përfundimisht gjyqin në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Por meqë këtë gjykatë të rëndësishme nuk e kontrollon dot siç bën me gjykatat në Shqipëri, Rama paralajmëroi se do të dalë nga kjo gjykatë.

“Me këtë gjykatë ne do të hapim probleme të mëdha, duke filluar nga java e ardhshme.

Nga e cila madje po analizojmë edhe daljen fare nga juridiksioni, sepse është skandaloze ajo që ka ndodhur,” tha Rama.

Kryeministri shqiptar nuk ka marrë asnjëherë përgjegjësi për skandalet e shumta të qeverisjes së tij.

Ndërkohë që skandali i gjobës prej 110 milionë eurosh është një përgjegjësi personale e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

E verteta08/04/2023 09:57

Gjoba eshte mbi 120 milion = 0.75% te pbb se Shqiperise!

Direkt n riedukim07/04/2023 14:39

Shumë mirë e ka Rama, se.monizmi nuk ka kuptim.me drejtësi ndërkombëtare.

Shto koment

Denonco