Rama, rritje pagash dhe investime para zgjedhjeve, Glover: Po vëzhgojmë me shumë kujdes!

Rama, rritje pagash dhe investime para zgjedhjeve, Glover: Po vëzhgojmë me shumë kujdes!

11:57, 07/04/2023
A+ Aa A-

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODHIR-it znj. Audrey Glover deklaroi sot në një konferencë për shtyp se janë sinjalizuar dhe do t'i kushtojnë shumë vëmendje vëzhgimit në këto zgjedhje të përdorimit të fondeve publike për fushatë, përveç rritjes së pagave që u vendos nga kryeministri Edi Rama të bëhej pikërisht para zgjedhjeve.

Gazetarët e pyetën së pari znj. Glover se e sheh si një shkelje të Ligjit zgjedhor, rritjen e pagave që Kryeministri Edi Rama shpalli sot, pak javë para zgjedhjeve.

“Ne jemi duke i parë, - u përgjigj shefja e Misionit, - jemi duke i vazhguar me kujdes këto zhvillime dhe do të na duhet pak kohë të shikojmë nëse përbëjnë shkelje dhe në çfarë mase përbëjnë shkelje të Kodit Zgjedhor.”

Dhe pyetja e dytë ishte: "Znj. Glover, një nga problemet më të mëdha në zgjedhje ka qënë përdorimi i burimeve publike për fushatë. Por ajo që po ndodh pa filluar fushata, drejtuesit politikë të PS disa herë kanë shkelur vendimet e KQZ për aktivitete të ndaluar duke inspektuar bashkë me kryebashkiakët që janë sërish kandidatë, investime me fonde publike dhe ndërkohë Kryeministri Edi Rama mori vendime të paprecedenta duke dhënë shpërblime për pensionistët në prag të zgjedhjeve dhe e quajti Kodin, “kinezëri partish”. Çfarë tregon kjo për vëzhguesit, a po prishen standardet e zgjedhjeve?"

Znj. Glover theksoi: "Në fakt, në një raport që ka nxjerrë Misioni i Vlerësimit të Nevojave, që erdhi para se të vinte Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve, është identifikuar pikërisht kjo fushë si një nga fushat më me rëndësi për t’u vëzhguar. Dhe ne do t’i kushtojmë shumë rëndësi vetë vëzhgimit të kësaj fushe.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco