KAFE SHQETO/ Kandidati i PD-së për Shijakun, Rezart Tusha sqaron të vërtetën e akuzave

11:48, 07/04/2023
A+ Aa A-

Rezart Tusha, kandidati i PD për Bashkinë e Shijakut ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Kafe Shqeto” ku ka sqaruar të vërtetën e akuzave për inkriminim.

Tusha ka treguar se në vitet 94’ ka emigruar në Zvicër si pjesa më e madhe e popullit shqiptar dhe në momentin kur dokumentet kanë skaduar, ai është dëbuar nga atje.

Pjesë nga deklarata e tij:

Flavio: Duket sikur pa pasur përpjekje për të ju skualifikuar nga gara nga pala tjetër zoti Tusha, si jeni përgjigjur juve këtyre deklaratave?

Rezart Tusha: "Kjo është hera e dytë, që më bëjnë përpjekje sepse edhe në 2021 e bënë një tentativë të tillë dhe morën përgjigje nga KQZ dhe më kanë hetuar nga dekriminalizimi dhe nuk nxorën asgjë, sepse unë kam qenë në Zvicër si një pjesë e mirë e popullit shqiptar që emigruan në vitet 93- 94’ si emigrant me dokumenta të ligjshme, dokumente të përkoshme që quheshin në atë kohë dhe për këtë punë dokumentat skaduan dhe më dëbuan nga Zvicra. Kështu ka qenë çdo gjë.

Flavio: Nuk është se jeni marrë me ndonjë drogë atje (qesh)

Rezart tusha: Po ç’drogë, ne kemi qenë kalamaj në atë kohë.

Flavio: Flas sepse shumë demokratë të mazhorancës vijnë me një dosje të pasur në kriminalistikë.....

Rezart Tusha: "Ata që e kanë bërë janë bërë deputetë në fillim pastaj janë marrë më drogë".

Flavio: Pse ky angazhim aq i madh, zakonisht mazhoranca e ka gjetur anën ndryshe Bashkive me fondet e tërmeteve, kanë pasur dhe metoda të tjera blerja e votuesve. Përse mendoni se i ka shqetësuar kjo në Shijak?

Rezart Tusha:"I ka shqetësuar sepse kandidimi im, unë si djalë nga Shijaku që jam jetoj dhe banoj ka 50 vjet në Shijak sepse aty jam lindur e rritur, e kanë parë që mund të jem shumë i fortë për kandidatin e tyre sepse jam tip më social se të tjerët dhe kam vite që jetoj në PD, prej 9 vitesh jam kryetar i PD të Shijakut".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco