Ministrja Xhaçka del pas një ore në SPAK, refuzon të flasë për gazetarët

Ministrja Xhaçka del pas një ore në SPAK, refuzon të flasë për gazetarët

10:56, 07/04/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka doli nga Prokurorinë e Posaçme- SPAK, por refuzoi të flasë për gazetarët.

Ajo qëndroi në SPAK për më shumë se një orë.

Kjo është paraqitja e dytë e saj në SPAK brenda disa javësh. Më datë 13 mars, Xhaçka u thirr në SPAK për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me privatizimin e bazave detare të ushtrisë.

Në SPAK janë të hapura dy çështje ndaj Xhaçkës. Bëhet fjalë për kallëzimin për përdorimin e helikopterëve, që është denoncuar nga deputetja demokrate, Albana Vokshi, dhe kallëzimet e ish-ushtarakut Artur Meçollarit për bazën e Limionit dhe bazën detare të Shëngjinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco