Digjet karriera e Yuri Kim/ Paloka: Shërbimi që bëri për këstin e fundit

Digjet karriera e Yuri Kim/ Paloka: Shërbimi që bëri për këstin e fundit

10:49, 07/04/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Edi Paloka reagoi pas raportimeve se Yuri Kim nuk ka marrë asnjë emërim tjetër pavarësisht kërkesave të saj.

Paloka tha se Yuri Kim i bëri shërbimin e fundit Edi Ramës.

“Zonja McGonigal u fsheh njësoj si Rama e nuk e hapi gojën për skandalin më të madh mes Shqipërisë dhe SHBA, skandalin McGonigal.

Nuk hapi gojën as të komentonte raportin e DASH, të cilin ajo pretendon se përfaqëson në Shqipëri.

Një raport që qeverinë Rama e denoncon si më të korruptuarën në kontinent. E ndërkohë që “flirton” me qeveritarët më të korruptuar në kontinent, zonja sajoi një interviste me qëllimin e vetëm që të sulmonte, jo Sali Berishën, po opozitën shqiptare e t’i bënte Ramës shërbimin e fundit një muaj përpara zgjedhjeve të 14 majit.

Çfarë tjetër, përveç korruptimit, mund ta shtyjë zonjën McGonigal të veprojë kështu? A nuk është ky një shërbim për të merituar dhe këstin e fundit përpara se të largohet?

Pak ditë më parë senati i SHBA ka miratuar ambasadorin e ri në Shqipëri dhe praktikisht i ka ndërprerë zonjës karrierën e sapofilluar si ambasadore pasi me gjithë kërkesat e saj, nuk e ka emëruar në asnjë vend tjetër…,” shkruan Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco