Albin Kurti fiton në arbitrazh/ Tomorri: Ta marrim si kryeministër në Shqipëri

Albin Kurti fiton në arbitrazh/ Tomorri: Ta marrim si kryeministër në Shqipëri

09:48, 07/04/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi një ditë më parë se Kosova ka fituar një çështje të rëndësishme në arbitrazhin ndërkombëtar, duke i shpëtuar shtetit 45 milionë euro.

“Ministria e Drejtësisë, përmes Avokaturës Shtetërore së bashku me ekipin mbrojtës të Squire Patton Boggs kanë arritur fitoren e radhës për Kosovën në arbitrazhin ndërkombëtar, duke mposhtur pretendimet e Blerim Devollit kundër Republikës së Kosovës. Përmes një padie të dorëzuar pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në mars të vitit 2020, z.Devolli kishte kërkuar kompensim prej së paku 45 milionë euro nga Republika e Kosovës si pasojë e pretendimeve për shpronësimin e Dardafon.net, operatorin e rrjetit celular virtual në Kosovë, pronë kjo e z.Devolli. Pak ditë më parë, Tribunali ndërkombëtar i Arbitrazhit ka lëshuar vendim duke hedhur poshtë në tërësi pretendimet e z. Devolli dhe duke urdhëruar këtë të fundit t’ia paguajë Republikës së Kosovës mbi 1.3 milion euro në emër të shpenzimeve të procedurës”, shkroi Kurti.

Pas këtij lajmi, gazetari Klodian Tomorri bëri një reagim.

“Ky po ua merr kompanitë, ua kthen popullit dhe u fiton dhe gjyqet. Ky yni nuk u merr asgjë dhe ne na rrasin kollomoqin nga 120 milionë euro. Pse nuk ka dhe merkato kryeministrash si puna e futbollistëve? Për shembull i kishim dhënë 200 milionë euro Kosovës ne dhe kishim blerë këtë një vit për kryeministër të Shqipërisë se dilnim me fitim vetëm nga arbitrazhet. Këtë tonin e jepnim borxh dy sezone me ndonjë vend tjetër,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco