Provat kundër Yuri Kim/ Paloka: Solli anijet që po na zhvasin 70 mln euro

Provat kundër Yuri Kim/ Paloka: Solli anijet që po na zhvasin 70 mln euro

09:31, 07/04/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për akuzat e fundit të ambasadores Yuri Kim ndaj Sali Berishës, të cilin e quajti "zjarrvënës", gjatë një interviste për VOA. 

Paloka deklaroi se ambasadorja ka qenë e njëanshme dhe se nuk ka folur për skandalet e qeverisë, përfshirë skandalin McGonigal dhe raportin e DASH.  I pyetur nga Ylli Rakipi se përse Berisha dhe PD e akuzojnë Kim për korrupsion, pa publikuar provat, Paloka tha se Berisha "nuk flet kot". 

Edi Paloka: Zonja Kim dhe Rama, që nuk pipëtinë fare për skandalin McGonigal. Rasti i dytë ishte raporti i DASH, që e rendiste qeverinë Rama si qeverinë më të korruptuar të kontinentit. Prapë kjo zonja, që shfaqet si përfaqësuese e DASH, nuk bëri asnjë koment. Ajo sajon një intervistë, me një gazetar periferik, as me gazetarin kryesor të VOA, për të sulmuar, jo Sali Berishën, por opozitën, në shërbim të Edi Ramës. Kjo nuk po ndodh tani. Kjo histori ka filluar që kur zonja ka ardhur në Shqipëri. Këto sajesa, që është shpallja non-grata e Berishës, që ka sjellë sulmet e saj, janë justifikime. Zonja ka qenë në shërbim të Ramës që kur ka ardhur në këtë vend. I kam thënë Bashës, vëri fre kësaj zonje, sepse do të të hipë në shpinë!  Kjo një muaj para zgjedhjeve lokale, u thotë shqiptarëve mos votoni opozitën, por votoni Edi Ramën.

Ylli Rakipi: Berisha e akuzon ambasadoren Kim për korrupsion, madje thotë se ajo ka prona në Shqipëri. Nëse ju i dini këto prona të supozuara, përse nuk i publikoni? Përse nuk bëni transparencë për shqiptarët?

Edi Paloka: Ka disa prova publike dhe nuk ka nevojë t'i fusim ne në dosje. Ka dy anije që janë sjellë me kontributin e zonjës, dhe vajti zonja me Belinda Ballukun, t'i prisnin dhe u thanë shqiptarëve që shpëtuat nga kriza energjitike. Kjo është publike. Ne themi inceneratorët, por 70 milionë euro janë dy anijet që nuk kanë prodhuar një ditë energji dhe rrinë kot në brigjet e Vlorës. Siç tha Belinda Balluku, patëm fatin që ndërhyri zonja se për pak na i morën. Për çështjen e pronave foli Sali Berisha. Ai nuk i lëshon gjërat në ajër, por ato vërtetohen. Si ajo e "mushkonjave".... Berisha deklaroi vetë që jemi gati të bëjmë transparencë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco