Boratët thonë 'Paguaj ekstra', në vend që të reformojnë shëndetësinë!

Boratët thonë 'Paguaj ekstra', në vend që të reformojnë shëndetësinë!

08:42, 07/04/2023
A+ Aa A-

Nga Erion Dasho.

Borat! Autonomia spitalore nuk ka asnjë lidhje me pagesat nga xhepi për trajtim preferencial!

Autonomia ka dimensionet e saj: autonomi në drejtim, autonomi financiare, autonomi në menagjimin e burimeve njerëzore, etj.

Përpara se spitalet t'u vendosin pagesa pacientëve, është shteti që duhet të rregullojë pagesat për spitalet nëpërmjet sistemit të DRG-ve. DRG-të i vendosin spitalet në pozita konkurruese dhe kjo konkurrencë është baza e autonomisë!

Por, si gjithmonë nën drejtimin e Boratit dhe boratëve, Ministria e klarinetistëve dhe balerinave nuk merret me thelbin e problemeve, me reformimin e sistemit shëndetësor, por me aspekte periferike.

Aq më tepër duke propozuar masa kundërproduktive si kjo e pagesave private për ofruesit publikë, masë e cila thellon pabarazinë dhe çrregullon qasjen ndaj shërbimeve.

Në vend që të reformojnë shëndetësinë, boratët i bien shkurt, i thonë qytetarit: "Mos anko për radhën! Nëse do shërbim, paguaj ekstra! Qeveria t'i ka krijuar kushtet!"

Në kushtet ku ndodhet sistemi shëndetësor shqiptar, këto "masa" vetëm do të shtojnë amullinë dhe përkeqësojnë gjendjen.

Shqiptarët ndërkaq do të vazhdojnë të kenë të njëjtat probleme sa herë që fati u keq do t'i përplasë në dyert e spitaleve të Boratit, të lyer e të "lulishtosur" nga jashtë, por të rrënuar nga brenda...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco