Sot në 'Kafe Shqeto', kandidati i opozitës për Shijakun, Rezeart Tusha

Sot në 'Kafe Shqeto', kandidati i opozitës për Shijakun, Rezeart Tusha

08:29, 07/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Shijakut, Rezeart Tusha ka hedhur poshtë pretendimet e Partisë Socialiste se e ka fshehur dënimin në Zvicër. Tusha  i ka cilësuar politike sulmet e bëra nga mediat dhe përfaqësuesit e qeverisë, si dhe ka theksuar se këto vijnë për shkak humbjes që e pret në 14 maj, kandidatin e socialistëve në këtë bashki.

Rezeart Tusha është ftuar sot në studion e Kafe Shqeto në SYRI TV, për të folur për këtë temë. 

Kujtojmë se Tusha e ka shpjeguar me dokumente, ndalimin në Zvicër, për të cilin Prokuroria e Përgjithshme ka lejuar kandidimin e tij për zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.

Në deklaratën e tij ditë më parë, Tusha shpjegoi se KQZ e ka regjistruar për zgjedhjet e 14 majit dhe përkete  arsye ka dorëzuar formularin përkatës ku deklaron se ka një kundravajtje në Zvicër, për shkelje të lejes së qendrimit. Këtë e ka deklaruar edhe në formularin për zgjedhjet e vititi 2021, kur ka qenë në listat e Partisë Demokratike, si kandidat për deputet.

Në 2021, kur u ngrit ky pretendim për ‘dënim’, KQZ e çoi formalisht ne Prokurorinë e Përgjithshme për verifikim të thelluar nga sektori i dekriminalizimit dhe mora dritën jeshile të kandidimit.

Kjo është e vërteta me dokumente, të cilat do t’i vëre në dispozicion të medias dhe publikut bashkë me këtë deklaratë. Sipas tij kjo është pjesë e luftës politike, përpjekje amorale e qeverisë për t’a skualifikuar nga zgjedhjet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco