LIVE/ Sulmet kibernetike dhe largimi i profesionistëve nga Shqipëria: Gjykimi i ekspertëve sot në Kafe Shqeto

LIVE/ Sulmet kibernetike dhe largimi i profesionistëve nga Shqipëria: Gjykimi i ekspertëve sot në Kafe Shqeto

07:25, 07/04/2023
A+ Aa A-

Në Shqipëri raportohen 600-700 incidente kibernetike në vit, si në sektorin shtetëror dhe atë privat, por emigrimi i lartë i të rinjve dhe mungesa e burimeve njerëzore të afta e kanë lënë vendin pa një mbrojtje të mjaftueshme evidentoi një raport Pricewater -house -Coopers (PëC) një markë ndërkombëtare shërbimesh profesionale, në lidhje me sigurinë kibernetike në Ballkanin Perëndimor.

Për këtë temë japin mendimin e tyre sot në Kafe Shqeto në SYRI TV, z. Edmond Liçaj, ekspert i IT. 

PwC raportoi se mori informacion për incidentet kibernetike në dy kanale. I pari përfshin raportet zyrtare nga infrastrukturat e informacionit kritik (CII), të cilat publikojnë 20-30 raporte në vit.

I dyti i referohet identifikimit të rreziqeve dhe incidenteve nga burime të ndryshme të inteligjencës së kërcënimeve, që rezulton në zbulimin e 600 – 700 incidenteve në vit. Për sa u përket llojeve të sulmeve, Shqipëria duket se pasqyron tendencat e përgjithshme globale.

Raporti thotë se, procesi i digjitalizimit në Shqipëri shihet si një nga rreziqet më të mëdha të mundshme të sigurisë kibernetike në të ardhmen. Palët e intervistuara në Shqipëri pohuan objektivat e sulmeve janë të shumtë dhe kryesisht të bazuar në identitetet (d.m.th. të fokusuar mbi të dhënat personale).

Shqipëria dhe në përgjithësi Ballkanit Perëndimor përballet me kapacitete të kufizuara, veçanërisht në sektorin publik. Ekspertët në Shqipëri kanë argumentuar se situata është më alarmante krahasuar me Europën Perëndimore për shkak të flukseve të emigrimit të profesionistëve të drejt tregjeve të BE-së.

Për t’iu përgjigjur rreziqeve të ardhshme kibernetike, të intervistuarit argumentojnë se, Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit duhet të zhvillojnë më tej kapacitetet e tyre për të njohur kërcënimet dhe duhet të investojë më shumë si në njerëz ashtu edhe në teknologji.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco