Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ SPAK-u i Ramës apo SPAK i pavarur?

Piromania Yuri Kim

Piromania Yuri Kim

16:55, 05/04/2023
A+ Aa A-

Kur Yuri Kim iu tha të paktën gjysmës së shqiptarëve se nuk duhet të hanë bar, pati shumë zemërim.

Së pari, se përse një diplomate nga një vend simbol i demokracisë dhe lirisë, po shkelte çdo ligj dhe konventë me gjuhën e përdorur.

E dyta, shumë shqiptarëve iu kujtua gjuha e përdorur në diktaturën komuniste. Dukej shumë e vështirë për të besuar se një diplomate amerikane po përdorte gjuhën e ideologjisë gjakatare të marksizëm-leninizmit.

Gjuha thonë se tregon jo vetëm karakterin e një personi.

Një ditë më parë, Yuri Kim vazhdoi me retorikën e saj komuniste, teksa u foli shqiptarëve për zjarr dhe zjarrvënie.

Nuk është nevoja të komentosh faktin se përse Yuri Kim del e sulmon opozitën sa herë Edi Rama është në pikën më të ulët.

Diplomatja që nuk ka thënë asgjë për skandalin më të madh në historinë e dy vendeve, atë të lidhjeve të Edi Ramës me agjentin e diskredituar të FBI, Charles McGonigal, foli me gjuhën e Ramës dhe të majtës në Shqipëri.

Prej tri dekadash, ata flasin dhe akuzojnë PD-në për zjarr dje zjarrvënie, për dhunë dhe shtypje, duke reflektuar parimin propagandistik: akuzoje tjetrin për gjërat që i bën vetë.

Më e rëndë bëhet situata kur mendon se Yuri Kim e përdori retorikën e zjarrit dhe zjarrvënies kur fliste për korrupsionin.

Ajo zyrtare që akoma nuk ka komentuar raportin e fundit të DASH, më të rëndin në dekada, që 'gropos' Ramën kur bie fjala te korrupsioni dhe jo vetëm, sulmoi kreun e opozitës.

Pikërisht atë që për 9 vite në opozitë vetëm ka denoncuar korrupsionin. Ai që nga drejtuesit më të lartë të shtetit të Yuri Kim, u vlerësua maksimalisht për luftën antikorrupsion.

Yuri Kim iu drejtua shqiptarëve në mënyrë hipokrite, sikur ata nuk e dinë se korrupsioni ka emër dhe fytyrë. Ai qesh në fytyrën e tyre përditë dhe lëviz fijet e marionetave shqiptare dhe të huaj.

Se kush e bën korrupsionin dhe kush e denoncon, e dinë edhe të huajt, sidomos amerikanët.

Mjafton që Kim të lexojë qindra shkrime në mediat amerikane, të cilat sidomos pas skandalit McGonigal, tregojnë me gisht se kush bën krim, korrupsion dhe trafiqe në Shqipëri.

Mjafton të lexosh shkrimet e mediave më prestigjioze amerikane dhe do e kuptosh se zjarrvënësi është Edi Rama.

Madje ka media amerikane që kanë nisur të raportojnë se Yuri Kim i shkon nga pas për interesa personale.

Si një piromane!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco