SYRI TV/ Zgjedhjet e 14 majit, Këlliçi takim në Ndroq: Transport publik falas, mbështetje në bujqësi

12:45, 05/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi, zhvilloi një takim me banorët e Ndroqit, ku paraqiti planin e tij për drejtimin e bashkisë së kryeqytetit. Këlliçi tregoi se si do të mundësohet transporti publik falas, nga i cili përfitojnë 200 mijë qytetarë të Tiranës në ditë, si dhe shprehu angazhimin e tij për zerimin dhe përgjysmimin e disa prej taksave vendore pas zgjedhjeve të 14 majit.

Nga SYRI TV

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, në vijim të turit të takimeve u ndal në Ndroq, ku teksa u njoh nga afër me problematikat që përballen banorët e zonës, bëri me dije mënyrën se si do të mundësojë transportin publik falas. Këlliçi deklaroi se nga transporti publik falas do të përfitojnë 200 mijë qytetarë të Tiranës.  

Këlliçi shprehu angazhimin e tij për përgjysmimin dhe zerim të disa prej taksave vendore pas 14 majit.

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës deklaroi se Ndroqi dhe të gjitha ish-komunat do të jenë përfituese nga plani për fshatin, ku përfshihen subvencionet në bujqësi, kreditë e buta për fermerët apo dhe ndërtimi i tregjeve në 14 njësi administrative të Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco