KAFE SHQETO/ Gjyqi i Donald Trump, Aliko: Mbi të rëndojnë 34 akuza, që përkthehen në 136 vite burg

12:04, 05/04/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje historike u shënua në SHBA, nisja e gjyqit për Donald Trump, të parin president që paraqitet në gjykatë si i pandehur për akuza penale. Për Trump dita e djeshme ishte “një ditë tragjike për Republikën”, teksa shtoi se SHBA-ja po shndërrohet në një “vend marksist të botës së tretë”

I ftuari i këtij mëngjesi sot në Kafe Shqeto në SYRI TV për të folur mbi këtë temë ishte z. Eduart Aliko, drejtor i medias më të madhe të Diasporës AC TV në Michigan, pedagog i Fizikës.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Ola: Mund të na tregoni cilat janë detajet e derim të arrestimit të deritanishme Presidentit Donald Trump?

Eduart Aliko: "Ish-Presidenti Trump dje rreth orës 2 të pasdites u paraqit në Gjykatën Kriminale të Manhatanit/ New York dhe i komunikuan ajo që quhet arrest është procedura e përballjes më gjykatën, si të thuash njohjes zyrtarisht në sallën e gjyqit me akuzat që ka ngritur prokurori Alvin Bragg i distriktit të Manhatanit ndaj ish-presidentit.

Janë 34 akuza të cilat po t’i konvertosh, pra po të gjendet fajtori t’i konvertosh në vite burgu janë 136 vite burg.

Akuzat grupohen në dy kategori: Janë tre raste për pagesa për të blerë heshtjen si dhe ka akuza të tjera, pra ato që mbeten për falsifikim të dhënave të biznesit, për deklarimet në organet fiskale, etj.

Janë akuza të rënda zakonisht, sidomos kategoria e dytë e falsifikimi të dhënave të biznesit në shtetitn e New York-ut, konsiderohet në të shumtën e rasteve  një kundra-vajtje.

Në rastin e ish-presidentit Trump këto janë kategorizuar, janë nxjerrë nga ajo korniza, janë nxjerrë dhe janë ngritur në nivelin e veprave penale".

Flavio: Kurioziteti lidhet me faktin që Zoti Trump është edhe kandidat për një tjetër mandate presidencial, çështja është çfarë do të thotë kjo për Amerikën mes akuzave për ndikime të Soros në sistemin e drejtësisë?

Eduart Aliko: "Kandidati republikan për president që është rival i presidentit Trump, ai që është tani guvernator i shtetit të Floridas, Dion DeSantis ka shprehur në mediat sociale por edhe publikisht në një dalje të tij të fushatës, pra janë dalje paraprake sepse fushata ende s’ka filluar për Primaret, për zgjedhjet e 2024.

Ai e ka cilësuar prokurorin Bragg, që është një prokuror i mbështetur nga Soros si një prokuror që po e përdor drejtësinë si një armë për të avancuar axhendën politike të kandidatëve në fushatën e 2024".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco