KAFE SHQETO/ Analfabetizmi arrin shifra të frikshme në vend, Lami: Pas 5 vitesh pasojat do të jenë dramatike

11:22, 05/04/2023
A+ Aa A-

Adriatike Lami, eksperte e arsimit ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “Kafe Shqeto” ku ka diskutuar një nga problematikat më të mëdha që si duket po has vendi ynë kohët e fundit, analfabetizmi.

Fenomen ky i cili fatkeqësisht po arrin shifra të frikshme në Shqipëri dhe ekspertët janë shprehur se po vuajnë pasojat e një krize të madhe, ku shteti duhet të ndërtojë politika të emergjente për t’i dhënë zgjidhje këtij fenomeni.

Diskutimi në studio:

Flavio: A mos po shkojmë drejt një vendi ku arsimi nuk është më një e drejtë e të gjithëve por një shërim që duhet të paguajmë dhe vetëm shkollat private do të mund të garantojnë një cilësi arsimimi për fëmijët tanë?

Adriatike Lami: "Ndonëse unë aktualisht drejtoj një institucion arsimor dhe nuk do të më vinte mirë absolutisht që të pranoja dhe të thosha që në këto moment vetëm arsimi privat mund të japë një cilësi më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse sepse arsimi është një atribut që duhet ta mbulojë në shumicën e rasteve shteti, por me plot gojën mund të them që sot ne ofrojmë si arsim jopublik një sistem dhe një kujdes më të veçantë për të gjitha problematikat që u folën për këtë rast.

Sot jemi në këto momente që dëgjohen me dhimbje faktet sepse ndonëse mendojmë që ka probleme të tilla, shifrat janë vërtet kokëforta dhe mendoj që INSTA-t na ka dhënë disa shifra që unë për momentin mund ti konsideroj të frikshme sa i përket jo vetëm nivelit të ikjeve, por me atë që po ndodh me nivelin e arsimit në Shqipëri.

Është momenti që ne nuk duhet të flasim më, shteti qeveria duhet të ndërtojë politika, nuk e di çfarë mund të bëjë por të bëjë një gjë komplet emergjente jo për të ndryshuar po për të dhënë një gjë ndoshta një ndikim për një të ardhme të afërt, sepse po pritëm për një ndikim në një të ardhme të largët atëherë unë u garantoj që këto shifra në 5-vjeçarin që na pret do të jenë të patolerueshme dhe me pasoja goxha afatgjata në jetën në Shqipëri dhe në zhvillimin  në Shqipëri".

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco