Banori nga Bulqiza demaskon Ballukun: Kërkoi votën, nuk na la t’i tregonim hallet. Na tha ‘pusho’…

Banori nga Bulqiza demaskon Ballukun: Kërkoi votën, nuk na la t’i tregonim hallet. Na tha ‘pusho’…

08:55, 05/04/2023
A+ Aa A-

E deleguara e Partisë Socialiste për qarkun Dibër, vijon takimet me zgjedhësit për t’i bindur ata që të votojnë kandidatët e PS në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Së fundmi Balluku është ndalur në Gjoricë të Bulqizës ku ka zhvilluar një takim me banorët e kësaj njësie. Por një nga banorët, tregon se zëvendëskryeministrja jo vetëm që nuk pyeti se çfarë problemesh kanë si komunitet, por nuk i lejoi as të flisnin. Shefqet Izvira ka qenë prezent në takimin e zhvilluar në një nga lokalet e fshatit ku të pranishëm ishin edhe kandidatja e PS në Bulqizë, Festime Mjeshtri e deputeti Lavdrim Krrashi.

Por, Shefqeti tregon se një nga bashkëfshatarët ka kërkuar fjalën për të ngritur shqetësimet e zonës, ndërsa nuk është lejuar të flasë nga shoqëruesi i Ballukut. Banori i Gjoricës thotë se tashmë populli nuk mund të mashtrohet me propagandë, ndaj dhe nuk do të votojë ata që i vizitojnë vetëm kur vjen fushata zgjedhore. “Belinda Balluku erdhi, bëri propagandë. U çu njëri nga Gjorica, ‘ti bëjmë një kërkesë’, tha. U çu një nga shoqëruesit e saj dhe i tha ‘pusho, pusho’. Pse erdhe? Vetëm për të të dhënë votën? Jo, me vdek, s’ta jap. Të hash ti dhe të tallesh me mua? Pse vjen para një muaji nga zgjedhjet? Çfarë jemi ne kalamaj? A jemi gjallë, a kemi vdek, nuk pyet kush për ne! Tha Belinda, ‘prit të flas unë’ edhe pasi mbaroi, tha ‘befshi ditën e mirë’. Po ti a erdhe të pyesësh ca hallesh ka populli?

Thuaj këtë mund ta bëj, këtë jo. Mbaroi fjalët e saj e iku. Po pse ne kalamaj jemi? Dhe atë shtesën e 50 mijë lekë… po vit për vit more kanë dhënë. Por për të shit votën? Jo nuk i dua. Unë dua rrugën. Të shitem unë 50 mijë lekë? Jo! Po e meritove si shtet të votoj… më bini rrugën, ujin vaditës”, shprehet ai. Fshati Çerenec i Poshtëm në Bulqizë dikur kishte 250 familje, ndërsa sot kanë mbetur rreth 30% e tyre.

Skandali

Edhe pse nuk kanë prodhuar deri më sot asnjë kilovat orë energji, qeveria shqiptare përmes KESH po vazhdon të paguaj qiranë marramendëse të termocentraleve lundrues të ankoruar prej shtatorit të kaluar në Triport të Vlorës. Janë 94 mijë dollarë që fluturojnë çdo ditë, ndërsa në total fatura është 68 milion dollarë. Skandalit i ka prirë disa herë më zë dhe figurë vetë ministrja e energjisë Belinda Balluku, e cila në dhjetor të vitit që shkoi u premtonte qytetarëve se në janar dhe shkurt dy termocentralet lundrues të marrë me qira dhe me emrat ekzotikë “Tigri 1” dhe “Tigri 2” “do futeshin ne prodhim.

“Për të ardhmen në energji ne kemi plane të rëndësishme dhe agresive, ne do të vazhdojmë gjatë muajit Janar dhe gjatë muajit Shkurt të fusim në prodhim dy anijet prodhuese të energjisë elektrike që tashmë ndodhen të stacionuara në Triport”, deklaronte Balluku në dhjetor 2022. Praktikisht me çmimet aktuale të energjisë në bursat e huaja dy termocentralet nuk prodhojnë energji me leverdi, por nuk kuptohet se si qeveria shqiptare nuk e ka marrë parasysh asnjë moment këtë fakt për të bërë një kontratë fleksibël.

Jo vetëm kaq, por dy njësitë prodhuese të marra me qira nuk kanë marrë licencat e prodhimit nga enti rregullator i energjisë, një institucion ky që në fakt qeveria e ka nën kontroll të plotë. “Për bërë një përmbledhje se me çfarë do të krenohemi në vitin 2023, ashtu siç tha Ergysi ne tashmë kemi dy njësi gjeneruese të cilat janë gati për prodhim…”, deklaronte Balluku në 9 janar 2023./Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco