Berisha në Has: Ne rivendosëm normat e lirisë brenda partisë tonë dhe do t’i rikthejmë edhe tek shqiptarët sepse ne besojmë

18:07, 04/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi në Has kandidatin e opozitës, Miftar Dauti. 

Në fjalën e tij, lideri demokrat tha se "ne rivendosëm normat e lirisë brenda partisë tonë dhe do t'i rikthejme edhe tek shqiptarët sepser ne besojmë". 

"Të dashur miq, unë vij sot këtu për të paraqitur para jush, para hasjanëve dhe hasjanëve në Has dhe kudo që janë, kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Miftar Dautin, kandidatin e fitores, qytetarin e parë të Hasit, me krenari të veçantë, me bindjen më të thellë se në 32 vite kjo paraqitje është më dinjitozja sepse Miftar Dauti paraqitet sot para jush, si kandidati i vullnetit tuaj, i besimit tuaj dhe me këtë akt, me primaret ne u ndamë në mënyrë përfundimtare nga një formë e  vjetër përfaqësimi. Ne rivendosëm formën më të drejtë të zgjedhjes dhe përfaqësimit, formën e vullnetit të lirë të qytetarëve, anëtarëve e simpatizantëve të PD.

Kudo që shkojmë, ne paraqesim kandidatët e lirisë, Miftari, Admiri dhe Besniku në Tropojë, kandidatet dhe kandidatët tanë janë nuset dhe dhëndurrët e lirisë. Ne rivendosëm normat e lirisë brenda partisë tonë, ne do i rikthejmë te shqiptarët se ne besojmë se vetëm njeriu i lirë është i aftë, është i zoti të transformojë, ndryshojë, zhvillojë, të ecë përpara të ndërtojë të ardhme, ndaj dhe ne mbetemi të vendosur në linjën tonë.

Unë gjithashtu kam bindjen se me Miftar Dautin, ju zgjidhni dhe votoni njërin prej bijve tuaj që mishëron virtytet tuaja më të arrira, ndershmërinë tuaj ekzemplare, atdhetarinë tuaj më të flaktë, shpirtin tuaj punëtor. Jam i bindur se Miftar Dauti, besimin tuaj, votën tuaj do ta kthejë në shërbime ndaj jush, në projekte për zhvillimin e Krumës dhe të gjithë Hasit. Do ta kthejë në një vizion të qartë në mënyrë që të bëjë Hasin dhe Krumë, qytete dhe vende të mira për të jetuar, për të ndërtuar të ardhmen, ju dhe fëmijët tuaj".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco