KAS rrëzon kërkesën e PS për ndalimin e kandidatit të pavarur në Sarandë

KAS rrëzon kërkesën e PS për ndalimin e kandidatit të pavarur në Sarandë

12:01, 03/04/2023
A+ Aa A-

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar ankimimin e Partisë Socialiste për të mos regjistruar në zgjedhje kandidatin e pavarur në Sarandë Gjergji Mërkuri.

Me një vendim unanim të 5-të anëtarët e KAS-it, kanë vendosur se pretendimi i Partisë Socialiste nuk mbron asnjë interes të ligjshëm për kundërshtimin e vendimit të KZAZ për miratimin e kandidatit të pavarur Gjergji Mërkuri.

Kujtojmë se Mërkuri ka bërë një kallëzim penal në prokurori ndaj kryetarit të Partisë Socialiste në Sarandë Eleron Gjoni, për pengimin e garimit në zgjedhje.

Në kallëzim janë paraqitur prova për kërcënime ndaj firmëtarëve për të revokuar mbështetjen ndaj kandidatit të pavarur.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar pretendimet e Partisë Socialiste duke, legjitimuar kandidimin e Mërkurit në zgjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco