Andoni: 2 Prilli më ngjall akoma trishtim, Shkodra është bastioni i demokracisë

Andoni: 2 Prilli më ngjall akoma trishtim, Shkodra është bastioni i demokracisë

10:49, 03/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Emisionin e Mëngjesit në Kafe Shqeto ishte analisti dhe gazetari, Ben Andoni.

Andoni është shprehur se grupi Alibasha është një grup që mendon vetëm për interesat fizike të vetat dhe nuk shqetësohet për opozitën dhe trashëgiminë që ka PD-ja.

"Unë nuk i mendoj si pengje por i mendoj më keq, pasi këta njerëz nuk janë përgjegjës për trashëgiminë e Partisë Demokratike.

Këta kanë pasur të gjithë kohën ën dispozicion për të mos e çuar situatën në këtë pikë. Partia Demokratike nuk mund të vazhdojë kështu e përçarë nga disa njerëz që e shikojnë si aset fizik dhe jo si një aset moral politik dhe pjesë të qenësishme të opozitës.

Kam pasur trishtim personalisht dhe shqetësimi i madh publik është se  kjo ngjarje e 2 prillit sot e kësaj dite merr konotacion të ndryshëm për palët. Më vjen keq që sistemi i drejtësisë nuk dha një përgjigje direkte të pastër dhe parciale për këtë ngjarje të rëndë.

Vetë Shkodra është një qytet bastion i vërtetë i së djathtës, dhe ky 2 prill më ka ngjallur trishtim. Tani është e kuptueshme që strukturat e komunizmit ishin të gjalla dhe përgjegjëse kryesore për ata masakër, këto struktura janë akoma të gjalla por jo në atë nivel si në atë kohë.

Një grup që ka vulën e PD nuk ka infrastrukturë të plotë në 61 bashki dhe ky është një problem shumë i madh dhe kjo situatë nuk mund të shkojë më kështu."

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco