Nis gjykimi për ish-drejtuesit e UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi: Jemi të pafajshëm

Nis gjykimi për ish-drejtuesit e UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi: Jemi të pafajshëm

10:15, 03/04/2023
A+ Aa A-

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se kanë kryer krime lufte.

Hashim Thaçi i pyetur nëse e kupton aktakuzën dhe a i qëndron vetëdeklarimit të parë për pafajësi pohoi se i qëndron të njëjtit vetëdeklarim.

E njëjta gjë ndodhi dhe me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Aktakuza ndaj tyre ishte konfirmuar në nëntor të vitit 2020 për t’u ndryshuar pastaj më 3 shtator 2021, 29 prill dhe 30 shtator 2022.

Ndërsa versioni i aktakuzës me më pak redaktime, e cila është në fuqi aktualisht, u dorëzua në shkurt të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco