'Po devijohet Lana për të hapur truall për pallate': Denoncimet e Belind Këlliçit sot në 'Kafe Shqeto'

'Po devijohet Lana për të hapur truall për pallate': Denoncimet e Belind Këlliçit sot në 'Kafe Shqeto'

09:46, 03/04/2023
A+ Aa A-

Nga përgjigjet e z. Belind Këlliçi, për pyetjet e drejtuara nga moderatori Flavio Qarri sot në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV.

Kafe Shqeto:  Flasim për kryqëzimin në rrugën “Teodo Keko”, besoj se  hyn tek rekordet Gines, 24 milionë euro! 22 milionë ka kushtuar ai kilometër, ajo pjesë dhe jo më larg se pasditen e djeshme i mori jetën një qytetari për shkak se nuk plotëson disa kushte të vogla teknike.

Belind Këlliçi: Jo të vogla teknike, por për shkak se ka vetëm një nënkalim, pasi edhe ai ka probleme, për 70 e ca mijë banorë. Pra, për një qytet të tërë, se 70 mijë banorë apo 80 mijë është Pogradeci, është Lushnja, është Berati. Imagjino gjithë këtë qytet që të ketë vetëm një nënkalim ku të kalojnë banorët për të kaluar rrugën. Ai nënkalim që unë marr përditë në fakt mesazhe, denoncime, që shërben më shumë si strehë për të pastrehët apo për kafshët e rrugës dhe që është i mbytur me mbeturina, me pisllëqe, me gjëra nga më të ndyrat në qytet, që merren, hidhen dhe nuk ka asnjë njeri që të kujdeset për pastrimin, për higjienën, në një nënkalim ku kalojnë me mijëra qytetarë në ditë.

Ngushëllime familjes, në radhë të parë të ndjerit! Nuk është normale që të kemi akoma këto lloj aksidentesh dhe nuk është e pranueshme për një kryeqytet që të ketë këto kushte teknike një aks kaq i rëndësishëm, ku kalojnë me qindra mijë makina në ditë, ku përherë kemi trafik. Edhe unë sot kur kam ardhur, e hasa trafikun në mëngjes; do ta has sërish kur të iki dhe është një rrugë që nuk mbaron kurrë. Ka pasur një protestë aty nga banorët e Unazës së Re, që është bërë për dy vite e gjysmë, tre vite, të cilët ishin kundër prishjes së shtëpive të tyre dhe nxjerrjes në rrugë pa asnjë kompensim, pa asnjë plan, pa asnjë sqarim ore ku do të shkojnë këta banorë, ka një tentativë tjetër në rrugën paralele për të devijuar lumin e Lanës për t’i hapur një truall të caktuar një investitori që dyshohet se është pranë bashkisë aktuale. Dyshohet, se kur ta kem me letra, do të flas me letra. Po devijohet lumi i Lanës për të hapur tokë për të bërë pallate dhe gjithçka është në funksion të pallateve, të biznesmenëve të ndërtimit, nuk është në funksion të qytetarëve. Prandaj dhe në këtë fushatë unë gjykoj se ajo që ne e kemi edhe slogan “Tirana në duart e tua”, është diçka, që është një fuqi që qytetarët duhet ta kuptojnë. Në fund të ditës gjithçka e kanë ata në dorë.

Edhe kryetari i bashkisë është i punësuari i tyre,. Edhe unë nesër, pas 14 majit, më kanë marrë në punë ata, sepse janë ata që të japin votëbesimin, që të çojnë tek “karrigia”.

Ka pasur një konsensus të gjerë këto vite për t’i bërë qytetarët që të ndihen të pafuqishëm, të paaftë për të ndryshuar realitetin dhe të duket sikur i ka rënë një gjë e madhe, sikur i ka rënë ndonjë fatkeqësi e madhe me këtë lloj qeverisjeje dhe mendjen duhet ta kenë vetëm të hanë bukë, të sigurojnë bukën deri në fund të muajit dhe të jetojnë. Jo mor, jo, nuk është ky realiteti! /ar.sh/SYRI.NET 

Lexo edhe: Mashtrimet e Veliajt/ Këlliçi: Shiheni që ta besoni, kjo stallë lopësh është Pallati i Kulturës në Baldushk!

Ndiqni intervistën e plotë në Kafe Shqeto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco