Mashtrimet e Veliajt/ Këlliçi: Shiheni që ta besoni, kjo stallë lopësh është Pallati i Kulturës në Baldushk!

Mashtrimet e Veliajt/ Këlliçi: Shiheni që ta besoni, kjo stallë lopësh është Pallati i Kulturës në Baldushk!

09:18, 03/04/2023
A+ Aa A-

“Po të mos shihni pamjet, jam i bindur 100% që nuk e beson njeri!”

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, është ftuar sot në Kafe Shqeto në SYRI TV, vetëm  një ditë pasi ka denoncuar me pamje të ashtuquajturat investime të kryetarit socialist të bashkisë së Tiranës, të Erion Veliajt, në Shtëpinë apo Pallatin e Kulturës në Baldushk, ku janë shpenzuar 530 milionë lekë dhe atje ka vetëm një stallë lopësh, në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës.

Këlliçi, gjatë bashkëbisedimit me moderatorin e emisionit Flavio Qarrin, e ka parë të domosdoshme të shfaqet situata e vërtetë me atë investim të gënjeshtërt në sytë e mijëra qytetarëve, vetëm për të zhvatur fondet.

Këlliçi tha se ndihej i privilegjuar që e niste ditën sot në Kafe Shqeto, pas një turi takimesh në Tiranë, edhe në fundjavë, madje edhe pas "kremtimit të festës së kryebashkiakut" aktual, 1 Prillit, që e pamë në Baldushk, e pamë në Farkë…, siç u shpreh ai me ironi mbi Ditën e Gënjeshtrave.

“Nuk e di nëse keni mundësinë që ta shfaqni edhe situatën me tregun agro-ushqimor në Farkë, - shtoi Këlliçi -  ku gjithçka është siç është bashkia "investime të bukura nga jashtë, të fryra të mëdha, gjithçka nga brenda është bosh". Më vjen mirë që e nisët me Baldushkun, një denoncimin që unë e kam bërë në 1 nëntor të vitit 2020.

Nuk e kam besuar kur ma kanë thënë fillimisht që në qendrën e Baldushkut është bërë qendra, sheshi, është rikonstruktuar me vlerë 530 milionë lekë dhe flitet se ka një sallë kinemaje që brenda është stallë lopësh!

E kam marrë për provokim, me thënë të drejtën, e kam marrë me idenë që po më thonë diçka që nuk ka mundësi të jetë e tillë. Kam shkuar atëherë, në periudhë pandemie ishin bërë investime, e kam folur për faktin se si ka mundësi që gjatë periudhës së pandemisë nuk u kanë ardhur, nuk iu kanë ndihmuar, nuk pati një mbështetje apo një paketë të veçantë për të moshuarit, për brezin e tretë etj etj.dhe ndërkohë paska pasur lekë me qindra milionë lekë për të vjedhur prapë!

Dhe kam bërë publike ato pamje që tri vjet më pas nuk ka asnjë ndryshim! Ato pamje që patë sërish janë të filmuara pardje më datë 1 prill, kur unë kam qenë në Baldushk dhe është për të ardhur keq që paratë e taksapaguesve (ja ku e keni, kjo është fasada nga mbrapa). Pra, nga përpara është gjithçka është e bukur, me regjinë e propagandës, e fasadës, e lyer, e bukur, e pastër dhe brenda është kjo gjendje!

Ky është Pallati i Kulturës dhe kjo është salla e kinemasë për të cilën flet kryebashkiaku, në Baldushk. Pra, aty i bie që të futen banorët e Baldushkut dhe të shohin kinema, të shohin filma!

Po të mos keni pamjet, jam i bindur 100% që nuk e beson njeri. Po të mos i kemi këto pamje që e tregojnë (më 15 qershor e ka inaguruar), ky është projekti i gjithë sheshit, i qan (Veliaj) këto me 3D, siç solli trenin elektrik nga Doha …

Kafe Shqeto: Po ato korridoret e lyera, nuk ekzistojnë më?

Belind Këlliçi: Jo, është një godinë tjetër, është qendra administrative, zyrë tjetër, por po të vazhdosh, ballina kryesore është me dritare, është OK, se kjo duket, po duhet të futesh pastaj në dy krahët e tjera, në të djathtë dhe nga pas dhe është shiheni vetë. Kjo është për rekord Gines, nuk besoj se ka në botë, ky është Pallati i Kulturës, kjo është kinemaja! Kjo është kinamaja!Është e paimagjinueshme, është për të ardhur keq!”/ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni vazhdimin e intervistës në Kafe Shqeto në videon më poshtë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco