VIDEO/ Këlliçi: Rama ushtari i bandave, Shqipëria u kthye në lavatriçe të madhe të pastrimit të parave

22:34, 23/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, duke folur për protestën që po zhvillohet prej 24 ditësh përpara Kryeministrisë, e ka cilësuar atë si një lëvizje qytetare ‘heroike’ dhe të paprecedentë.

Sipas Këlliçit, kërkesat e para të protestuesve përputhen me kauza që PD i ka ngritur prej vitesh, duke theksuar se opozita ka denoncuar vazhdimisht ligje dhe nisma të qeverisë. Ai solli në vëmendje edhe pretendimet e opozitës për këto nisma, duke përmendur se sipas tij ato janë çuar deri në Gjykatën Kushtetuese nga përfaqësues të PD-së.

Sipas tij, pamundësia e rotacionit politik lidhet me, siç tha ai, lidhjet e krimit të organizuar me qeverinë.  Duke vijuar akuzat, Këlliçi u shpreh se Shqipëria është shndërruar në një qendër të pastrimit të parave.

‘Kërkesat e para të këtyre protestuesve, që sot janë në natën e 24-t dhe që është një protestë heroike, në gjykimin tim, e jashtëzakonshme... pesë kërkesat e para, dhe këtu dua t'i jap kredit edhe Partisë Demokratike.

Po ta heqësh kërkesën politike të parën, dorëheqjen e Edi Ramës, patjetër ne kemi 13 vite që kërkojmë dorëheqjen e Edi Ramës si parti politike, si PD.

Po ama edhe kërkesat e tjera, qoftë ligji për investitorët strategjikë, qoftë paketa e maleve, qoftë zonat e mbrojtura, qoftë trashëgimia kulturore, janë kauza të Partisë Demokratike dhe këtu nuk duhet ta mohojmë. Partia Demokratike përmes deputetes Ina Zhupa e ka çuar deri në Gjykatë Kushtetuese këtë ligj. Partia Demokratike ka vite që flet për këto ligje dhe duket sikur...

Jo mbrojtje jo, duhet t'ia rikujtojmë opinionit publik.

Të qetësohet vendi, të gjendet një periudhë, të gjendet një periudhë stabiliteti në të cilën të shkohet... Pra, kërkesa kryesore e këtyre protestuesve, e cila nuk ka sot shqiptar, kam përshtypjen që nuk rezonon me atë kërkesë, është dorëheqja e kryeministrit dhe krijimi i një qeverie teknike jo-partiake, që është gjë shumë pozitive...

E cila e çon vendin në zgjedhje, mo. Kaq mo! Që aty lind dhe vdes problemi. Aty është problemi! Ditën që ti i jep këtij vendi zgjedhje të lira dhe të ndershme, aty e ke zgjidhur problemin kryesor që ka vendi sot.

Ne pamundësinë e rrotacionit, që e kanë thënë edhe në Parlamentin Europian, ne pamundësinë e rrotacionit politik e kemi për shkak të lidhjeve të krimit të organizuar me qeverinë.

Pra, ke një qeveri që sot... edhe aty ka një gabim te Financial Times, dua ta them unë... edhe më vjen mirë që e kishe përmendur Çim Pekën sot dhe dua t'i jap kredit Çim Pekës. Kishe thënë që ky nuk është god-father, ky është zari i grupeve kriminale.

Edi Rama sot është ushtari i bandave dhe i krimit të organizuar. Pse? I përdori për të ardhur në pushtet, i përdor për të vjedhur vota, i përdor për të mbajtur pushtetin, ama ata e përdorin për t'u pasuruar dhe për të legjitimuar paratë.

Prandaj ky e ka kthyer fillimisht Tiranën në lavatriçe të pastrimit të parave, tani ka kthyer gjithë Shqipërinë në një lavatriçe të madhe ku pastrohen paratë e çunave të Londrës, çunave të Dubait, të atyre që merren në Amerikën Latine me trafik droge dhe të gjithë trafikantëve të drogës në Europë.’, u shpreh ndër të tjera Belind Këlliçi në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco