Balliu: Rakip Suli autorizoi vartësen të nënshkruaj tenderin korruptiv, e pret burgu

16:55, 02/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me moderatoren, Eneida Ndoci ishte shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu.

Balliu është shprehur se Rakip Suli ka bërë tendera korruptiv duke autorizuar dikë tjetër të hedhë firmën ne vendin e tij për të shpëtuar nga burgu

"Një tender i bërë nga Rakip Suli i cili në të njëjtën ditë shpallet tenderi shpallet fituesi dhe të gjitha kontratat i bëjnë në fondit limit.

Këto kanë justifikuar nga gara kompani me justifikim se ato janë të ngarkuar me kontrata të tjerë, ndërkohë është kompanitë që kanë marrë këto tendera janë të ngarkuar me punë të tjera.

Rakip Suli duke e ditur se ai po vjedh ka autorizuar dikë tjetër të firmosi për tenderat, unë i bëj thirrje zonjës që të bashkëpunoi me drejtësinë dhe të shkoi Rakip Suli të shkoi atje ku e ka vendin.

Ne këto  tendera do ti çojmë në organet e drejtësisë, edhe përse kemi pak shpresë se ato do t’i marrë për bazë SPAKU.

Ai ka detyruar zonjën që ta firmosi ajo dhe që ai vetë të shpëtoi nëse ndërsa zonja të bëjë burgun.

Ky kryetar bashkie i cili e ka vjedhur Kamzën duhet të thirret nga SPAK dhe të mbajë përgjegjësi ligjore.

Për këtë skandal duhet të ishte drejtësia në këmbë, sepse jemi vendi më i varfër në europë dhe paratë nuk dihet se ku po shkojnë."

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco