'Pyesni Ballukun kur të vijë këtu'/ Berisha: Në 8 vite nuk ndërtuan një rrugë. Energjinë ua shesin sekserëve!

19:04, 01/04/2023
A+ Aa A-

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Bulqizës, Defrim Fiku, lideri i PD, Sali Berisha hodhi akuza në adresë të qeverisë dhe Edi Ramës. 

Berisha akuzoi ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku se nuk tregon dot një rrugë të ndërtuar në këto 8 vite.

Kreu i PD akuzoi Ramën dhe Ballukun edhe për zbrazjen e digave në verë, duke theksuar se energjinë elektrike ua shesin sekserëve. 

“Çfarë po ndodh në Shqipëri? Pyeteni pak Ballukun. Sot ka mundësi që në 8 vite nuk tregon dot një rrugë të përfunduar? Si ka mundësi që nuk pati asnjë ndryshim? Rruga Klos-Bulqizë, por dhe nuk përdoret prej 8 vitesh. Si ka mundësi që të injorohet ky rreth. Këto kanë një përgjigje. ajo nuk investon dot në rrugën ‘Ura e Crenecit-Librazhd’, por investon në fushë, me rrugë që vjedhin 22 milionë euro. Ndërtojnë rrugët anësore me çmim 2.2% më të lartë se vetë autostrada. Vjedhja është bërë universale. Këto kohë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë merrte makina me qira. Po si ka mundësi? Po i ndajnë paratë me pronarin. Këta kanë kaluar në vjedhje të hapur. E vetmja gjë që shtohet është paratë që fsheh Rama me organizatën e tuaj kriminale. Pyesin Ballukun kur të vijë këtu? Pse ndodh zbrazja e digave në verë? Verës je i detyruar të ruash nivelin më të lartë të tyre pasi vjedhja është më kritikja. Këta i zbarisin dhe ua shesin sekserëve të tyre. Këto kompani e shënime 130 euro dhe pjesën tjetër e ndajnë me ministrat”, tha Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco