'I arrestuar në Gjermani për grabitje me armë'/ Ja e vërteta e akuzave të Berishës për vëllanë e Alibeajt

'I arrestuar në Gjermani për grabitje me armë'/ Ja e vërteta e akuzave të Berishës për vëllanë e Alibeajt

19:16, 31/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi sot Enkelejd Alibeajn se ka fshehur arrestimin e vëllait të tij në Gjermani për një vepër penale të rëndë, si ajo e grabitjes me armë zjarri. 

Kjo është një tjetër arsye, tha Berisha, pse Enkelejd Alibeaj është marrë dhe mbahet peng nga Edi Rama, duke i shërbyer interesave të këtij të fundit. 

"Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, që është arrestuar për rrëmbimin me armë në vendet e BE dhe sot nuk dihet se ku është. Ndan të fshehtat me Edi Ramën. Ndaj dhe mbahet peng. Për këto rekorde kriminale mund të mos zgjidhej deputet, partnerja e tij mund të mos zgjidhej në gjykatë. Por ia kanë mbyllur dhe e mbajnë peng dhe e shëtisin. Kjo nuk është përçarje, është pengmarrje", u shpreh në konferencën e përjavshme për shtyp, lideri i opozitës, Sali Berisha.

Enkelejd Alibeaj e përgënjeshtroi një gjë të tillë. 

Por si qëndron e vërteta? 

Pavarësisht nga deklaratat e tij (Enkelejd Alibeajt), Interpoli italian konfirmon se Taulant Alibeaj është arrestuar nga policia gjermane pasditen e 5 prillit 2016 në lagjen numër nr.59065 në qytetin e Hamm.

Një gjë e tillë u konfirmua atë kohë edhe nga burime të Europolit.

Alibeaj, që rezulton nga dokumentat se ka lindur në Seman të Fierit më 2 gusht 1977, akuzohej nga policia gjermane për “grabitje me armë”.

Pikërisht në këtë dokument policia gjermane zbulon që në momentin e arrestimit vëllai i Enkelejd Alibeajt, kishte në pulsin e tij një orë me një vlerë aq të lartë, sa krijoi tek gjermanët dyshime të forta.

Lajmi i arrestimit të Taulant Alibeaj, ish-funksionarit të Policisë së Shtetit pranë repartit RESI, ku ka mbajtur detyrën e inspektorit, është konfirmuar atë kohë edhe nga burime pranë Policisë së Shtetit.

Taulant Alibeaj u është prezantuar efektivëve të policisë gjermane me emrin Xhavit Mornica, shtetas ky kosovar që pas verifikimeve gjermane kishte jetuar në këtë shtet, por në fakt ishte dëbuar qysh prej vitit 2002.

Ndërsa Enkelejd Alibeaj, duke përfituar nga statusi i tij dhe lidhjet si politikan, ish-ministër i drejtësisë, i ka ofruar mbrojtje ligjore vëllait të tij në Shqipëri, që çështja e tij të mbyllet pa zhurmë. Sigurisht, siç po faktohet nga veprimet e mëpasme, dakord atëherë ka qenë edhe Edi Rama...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco