Lajmi i fundit

FOTO - Kush është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull, i dënuar më parë…

Berisha: Basha i marrë peng me disa dosje, Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel! Balla po i poshtëron

Berisha: Basha i marrë peng me disa dosje, Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel! Balla po i poshtëron

12:48, 31/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot se Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha janë të marrë peng me dosje nga Edi Rama.

“Përçarja e opozitës është pengmarrje, ndaj duhet t’i quajmë gjërat siç janë. Lulzim Basha është i marrë peng me dosjen e larjes së 700 mijë dollarëve. Ju e dëgjuat raportin, ato nuk kanë lidhje me PD-në, ato janë transaksione të Bashës. Raportet e CIA-s thonë që janë para ruse.

Lulzim Bashë është peng edhe i aferave të tjera. Zinxhiri i aferave të tij është i gjatë.

Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, që është arrestuar për rrëmbimin me armë në vendet e BE dhe sot nuk dihet se ku është. Ndan të fshehtat me Edi Ramën. Ndaj dhe mbahet peng. Për këto rekorde kriminale mund të mos zgjidhej deputet, partnerja e tij mund të mos zgjidhej në gjykatë. Por ia kanë mbyllur dhe e mbajnë peng dhe e shëtisin.

Kjo nuk është përçarje, është pengmarrje. Unë i përgëzoj të gjithë ata që u larguan. Geni i tyre për pluralizmin i shtyu që të largohen ndaj këtij aventurieri. Ndaj të dyve. Mos mendoni se Basha ka vetëm akuzën e parave. Ka edhe të tjera.

Sigurisht ndikon në tërësi, të gjitha këto ndikojnë. Vrasjet ndikojnë, sulmet me armë ndaj Top Channel ndikojnë. Se çfarë sigurie ka këtu. Prandaj opozita po bën thirrje që të firmosim ndryshimin më 14 maj,” tha Berisha.

Ai komentoi edhe nismën Balla-Alibeaj për dosjet.

“Balla ka një meritë: Poshtërimin e Alibeajt sa herë i teket. Nëse një njeri pranon të poshtërohet dhe është deputet, dhe ka qenë ministër, është problemi i tij pastaj.

Enkelejd Alibasha nisi nismën ligjore të amendamentit të gjahut të shtrigave për llogari të Edi Ramës dhe tha se unë do dërgoj një amendament. Dhe e dërgoi një amendament për përjashtimin nga zgjedhjet të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Amendamenti nga Alibasha u shndërrua në Taulant Bego-Yaris.

Ju garantoj se ligji Balla-Alibasha ka për qëllim të zhurmojë ligjin tonë, që është shumë serioz, që ka të gjithë praktikën ndërkombëtare dhe nuk bazohet në një marrëveshje gjahu shtrigash,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco