Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

EuObserver/ Manaj: Qeveria është përgjegjësja kryesore e emigrimit masiv të trurit nga Shqipëria

17:50, 31/03/2023
A+ Aa A-

E ftuar në Edicionin e Pasdites me gazetaren Armela Ferkon në SYRI TV ishte në lidhje me skype Besmira Manaj, bashkëautore e artikullit në EuObserver "Shqipëria në kurthin e ultra të pasurve”.

Manaj është shprehur se autorët përgjegjës për emigrimin masiv dhe largimin e trurit të shoqërisë drejtë vendeve të europës është qeveria dhe kryeministri Rama.

"Për emigracionin kohët e fundit është folur shumë sepse po ikin profesionistët dhe që këtu fillon drama e vërtetë që do të përjetoj në terma afatgjatë kombi ynë.

Ky artikull nisi sepse Rama dhe qeverisja e tij propagandojnë reforma të jashtëzakonshme për Shqipërinë por asnjëherë nuk identifikojnë me zë të lartë nga ana e qev erisë që është përgjegjëse direkte ndërkohë që rrënjët e të gjithë këtij problemi nuk i artikulojnë ose përpiqen ti fshehin.

Në artikullin e ultra të pasurve duke qenë se kemi një ikje masive do të thotë se varfëria është e tejskajshme sepse një pjesë janë shumë të pasur, mungon kohezioni social gjë që ka krijuar fragmentarizime dhe ekstreme të jashtëzakonshme në shoqëri dhe nuk bashkëjetojnë dot në harmoni për të krijuar zhvillim të qëndrueshme të vendit.

Ikja e profesionistëve ose e trurit është drama më e madhe që po i bëhet vendit, institucionet do të dominohen nga mediokriteti, gjë që është prekur dhe në artikull. Duke ikur profesionistët që nuk janë dakord të jetojnë me korrupsionin, nepotizmit dhe klientelizmit, dhe këto njerëz nuk duan të jetojnë në një ambient të tillë dhe gjejnë rrugën e largimit kjo ka sjellë një dramë më pasoja të pa rikuperueshme.

Në rastin e tonë Shqipëria është në një tranzicion që nuk po mbaron por duket se sikur vetëm po thellohet dhe disa gjëra që kanë ndodhur më shumë kanë ardhur si enerci e kohës dhe jo vullnet i drejtuesve të vendi. Në momentin që sëmuret administrata nga nepotizmi atëherë shteti është shumë o vështirë të shërohet në mënyrë të strukturuar. Zëri opozitar nuk ka pasur hapësira në mediat e huaja dhe nuk e këto vende nuk e njohin si duhet realitetin në Shqipëri. Në Britani duhet si fillim të njohin arsyen e vërtetë arsyet e emigrimit të shqiptarëve se çfarë i ka detyruar ata të largohen nga ky vend."

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco