Lajmi i fundit

LIVE/ Prortestuesit shkulin gardhin tek bashkia, përballen me polciinë

Meta: Transparenca që Banka Botërore kërkon për fondet e pandemisë, akuzë e qartë ndaj qeverisë!

Meta: Transparenca që Banka Botërore kërkon për fondet e pandemisë, akuzë e qartë ndaj qeverisë!

11:39, 31/03/2023
A+ Aa A-

Ilir Meta e akuzoi sot qeverinë Rama se e keqpërdori pandeminë e COVID-19 në Shqipëri për përfitime politike, duke e fshehur numrin real të të vdekurve dhe për përfitime financiare nga fondet që u vunë në dispozicion për përballimin e saj, qoftë nga Buxheti i shtetit, qoftë nga donatorët e tuaj.

Ilir Meta nënvizoi sot gjatë një tryeze të Partisë së Lirisë që ai drejton, për çështjet e shëndetësisë, se kërkesa e Bankës Botërore që i është bërë qeverisë Rama për të bërë transparencë me fondet e dhëna për pandeminë, në të vërtetë është një akuzë.

 “Të gjithë e dimë që shëndetësia është në një kolaps të frikshëm, - tha Ilir Meta, -  për shkak të një politike aventureske dhe këtë më mirë se kushto e tregoi pandemia. E tregoi pandemia sepse ju e patë si u falsifikuan dhe shifrat e të vdekurve, pra për të treguar se gjoja ne ishim një vend që po e përballonim mirë e falsifikonin arsyet e vdekjes kur dihej që shumica ishin për shkak të COVID dhe në fund fare e dini diferencën se sa e lartë ishte duke qenë nja nga vdekjet me koston më të lartë të humbjes së jetës, pra, mungesa e transparencës për arsye politike.

Dhe tjetra, ju e dini shumë mirë se çfarë deklaroi BB para disa javësh, deklaroi se duhet transparencë e plotë për mënyrën se si janë përdorur fondet publike dhe ndihmat ndërkombëtare për përballimin e pandemisë nga ana e qeverisë shqiptare, se si janë bërë kontratat, kush janë përfituesit, si kanë qenë shpenzimet e me radhë. I kërkuan jo vetëm për pandeminë, i kërkuan edhe për tërmetin, pra për dy fatkeqësi të natyrave të ndryshme  e natyrisht kjo nuk ishte gjë tjetër veçse akuzë e qartë e keqmenaxhimit apo e përdorimit të një fatkeqësie të tillë për përfitime. Ne e dimë sa tenderë sekretë në mënyrë të panevojshme u bënë në emër gjoja të përballimit të kësaj pandemie,” vuri në dukje Ilir Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco