Lajmi i fundit

LIVE/ Protestuesit shkulin gardhin tek bashkia, tensione në protestë

Fshehu dënimin në Greqi, Vasili ironizon për krybashkiakun e Kuçovës: Përfundimisht je i madh Edi Rama, ku i gjen këta?!

Fshehu dënimin në Greqi, Vasili ironizon për krybashkiakun e Kuçovës: Përfundimisht je i madh Edi Rama, ku i gjen këta?!

09:03, 31/03/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas lajmit të publikuar nga “Ora News” se Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari nuk ka deklaruar dënimin nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”.

Përmes rrjeteve sociale ku publikon dhe dokumentet e publikuar një ditë më parë nga “Ora News”, Vasili nuk i kursen ironitë ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili nuk i ndahet njerëzve me precedentë penalë duke i kandididuar në çdo post publik dhe politik.

“Në Kuçovën plot me njerëz të ndershëm e punëtorë, Ramës dora i shkon vetëm te një i dënuar si ky Hajdari.

Ky Kreshnik Hajdari i mban mend të gjitha, edhe tenderat fët e fët, edhe politikën, por që është dënuar në Greqi nuk e mban mend.

Përfundimisht je i madh Edi Rama, ku i kap mor shejtan gjithmonë këta Kandidatët për faqe të zezë.

Çudi e madhe me këta kandidatët e  “rilindjes”, gjithmonë memoria nuk ju punon kur vjen puna tek dënimet, ose tek emrat që ndërrojnë, apo zullumet e tjera.... që bëjnë.

Të lumtë Edvin! Vetëm për këtë s'të arrin dot opozita, që gjithmone vë nga këta kandidatët “pa vlerë” si profesorë, mjekë, intelektualë, ushtarakë, e njerëz të ndershëm.

Edi, ti mos ju nda vëlla këtyre kandidatëve me nga dhjetë emra e me një thes dënime, që gjithmonë i harrojnë, se kujtesen jua ka prishur Saliu.

P.S: Meqë ky Hajdari s'ka memorie ja ku e ka vendimin e dënimit në Greqi dhe formularin e dekriminalizimit ku ka gënjyer”, shprehet nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili.

DENIMI I HAJDARIT

Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”.

Emri i Kreshnik Hajdarit, që aktualisht drejton nën singlën e Partisë Socialiste bashkinë e Kuçovës, ndodhet mes emrave të 18 personave, emigrantë shqiptarë që janë kapur nga policia greke dhe dënuar nga gjykata e Janinës.

Vendimin për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari Nicolaos Raptis, ndërsa “Ora News” ka mundur të sigurojë vendimin e gjykatës së Janinës, ku ndër të tjera urdhërohet dhe dëbimi i menjëhershëm i Kreshnik Hajdarit, që në atë periudhë kishte shkuar si emigrant në Greqi.

Në një vëzhgim të formularit të vetëdeklarimit që Hajdari ka plotësuar, pyetjes standarde nëse ai kishte qënë nën hetim apo gjykim nga ndonjë autorit i huaj, Hajdari i është përgjigjur në kuadratin “JO”.

Me “JO” Hajdari i është përgjigjur edhe pyetjes nr.2 në formular, ku i kërkohet të deklarojë nëse është i dënuar ose jo nga ndonjë autoritet i drejtësisë shqiptare dhe të huaj.

Fshehja e dënimit nga ana e kryebashkiakut, pritet të sjellë nisjen e hetimeve nga zyra e Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Ndërsa rasti, është një precedent i përsëritur i kryebashkiakëve të Partisë Socialiste, që kanë rezultuar të dënuar për vepra të ndryshme penale nga drejtësitë e shteteve të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco