Nador Bakalli: Kandidatët e Alibeajt janë kukulla që i shërbejnë pushtetit

18:58, 29/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin 'Task Force' me Sonila Meço në Syri Tv ishte Përfaqësuesi​ Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” për Kanadanë,  Nador Bakalli ku u diskutua për shkeljet flagrante që Rama po i bën Kosit Zgjedhor.

Bakalli është shprehur se kjo situatë është shumë problematike sepse ka një mos respektim total në respektimin ligjit.

"Është një panoramë shumë e trishtë dhe në suazën e farsës sepse e them këtë se po të shohësh terminologjinë është kandidati kukull. Çdo parti politike hy në zgjedhje për dy arsye që janë ose të fitosh, ose të përmirësosh rezultatin e zgjedhjeve të kaluara. Në rastin e Alibeajt nuk është asnjë nga të dy ato që përmenda, tani ose kemi të bëjmë më një pazar ose realisht aty mbizotëron dëliri që pretendojnë se kanë struktura. Ata do të ndikojnë në rezultatin përfundimtar por e gjitha përgjegjësia do të bjerë mbi këto persona.

Është shumë problematike sepse ka një mos respektim total në respektimin ligjit. Ne kemi ekspozuar kryeministrin shqiptar për të gjitha shkeljet. Ky presion që po bëhet duhet që të gjejë rrugë për të ndryshuar këtë karshillëk që po i bëhet ligjit të kodit zgjedhor në vend. Unë gjykoj nga përspektiva që i do të mirën vendit por kandidatët që futen në këto kushte shumë të vështira për vendin duhet ta ri-mendojnë pozicionin e tyre sepse është në dëm të vendit dhe të ardhmes".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco