‘Rama 'ndihet keq' për qytetarët vetëm kur ka zgjedhje'/ Meri Lika: Për 5 vite rresht nuk e rriti pagën!

18:40, 29/03/2023
A+ Aa A-

Aktivistja Meri Lika është shprehur se rritja e pagës minimale që nga viti 2013 kur Partia Socialiste mori pushtetin është bërë vetëm kur ka patur zgjedhje bashkiake apo parlamentare.

E ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon, Lika nge pikëpyetje se ‘meqënese sot qeveria ndihet keq për qytetarët, pse nuk e ka bërë gradualisht rritjen e pagave, por vetëm në kohë elektorale’.

“Problemi këtu është se në pesë vitet e para nuk ka pasur asnjë rritje, as të nivelit minimal të pagës. Që kur ka fituar Partia Socialiste në 2013, për 5 vite nuk u bë më asnjë rritje page dhe është rritur më pas në bazë të viteve zgjedhore si lokale po ashtu dhe të përgjithshme. Vetëm në ato vite është rritur edhe niveli i pagës minimale. Kështu që, nëse qeverisë i ka dhemb kaq shumë shpirti për qytetarin duhej ta kishte bërë rritjen graduale, si për të mos dëmtuar biznesin po ashtu edhe për të dëmtuar qytetarin, por jo duke shkuar direkt në rritje page në këtë periudhë zgjedhjesh, u shpreh Lika. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco