Vasili: Harta gjyqësore, anti-reformë e rrezikshme. Drejtësi e ndaluar për qytetarët

Vasili: Harta gjyqësore, anti-reformë e rrezikshme. Drejtësi e ndaluar për qytetarët

11:03, 29/03/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër lidhur me gjetjet e bëra publike nga “Zëri i Amerikës” lidhur me problematikat tejet shqetësuese që po shkakton në terren zbatimi i hartës së re gjyqësore.

Përmes rrjeteve sociale, Vasili ngre alarmin se kjo hartë është një anti-reformë e rerzikshme që po bëhet në sistemin e drejtësisë, dhe tregues i qartë i kapjes së sistemit nga mazhoranca qeverisëse.

Vasili shprehet se nga zbatimi i kësaj harte kemi një drejtësi të ndaluar për qytetarët, por edhe pandëshkueshmëri për pushtetarët!

“Drejtësi e ndaluar për qytetarët, pandëshkueshmëri për pushtetarët!

Ndërkohë që pushtetarët nuk ndëshkohen dhe aferat si incineratorët zvarriten me vite përballë fakteve asgjesuese, qytetarëve të thjeshtë iu mohohet realisht edhe drejtësia më minimale.

Reforma në drejtësi kishte objektiv një drejtësi të shpejtë, profesionale dhe të aksesueshme.

Por drejtësia nuk është e shpejtë, sepse mngojnë 44% e gjykatësve dhe 38 % e prokurorëve; nuk është profesionale, sepse mali i dosjeve për çdo gjyqtar e prokuror e bën të pamundur; dhe nuk është e aksesueshme, sepse Harta Gjyqësore e re e shkatërroi aksesin, sepse e largoi drejtësinë nga qytetari.

Çështja e Hartës gjyqësore është një anti-reformë e rrezikshme sepse:

◾Kjo Hartë Gjyqësore pengon rritjen e aksesit, cilësisë dhe reduktimin e kostove për qytetarët në marrjen e drejtësisë dhe në respektim të së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor.

◾Përpilimi i kësaj Harte Gjyqësore nuk u parapri nga asnjë konsultim në fazën e ideimit të saj me Grupet e Interesit, duke ecur me logjikën e faktit të kryer dhe të dhunës së kartonave.

◾Kjo Hartë e re gjyqësore nuk merr për bazë nevojat e komuniteteve qytetare që ndodhen në vështirësi, sidomos kategori të veçanta sociale si minoriteti Rom dhe Egjiptian, gratë në nevojë, të rinjtë dhe të miturit, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, komuniteti LGBTI, qytetarët në pamundësi ekonomike, shtetasit e privuar nga liria.

◾Kjo Hartë e re Gjyqësore nuk ka vlerësuar shpërndarjen dhe përqëndrimin e popullatës në njësitë administrative të secilës bashki dhe kjo analizë e munguar ka krijuar shpërndarje absurde të gjykatave sipas këtij gjoja riorganizimi te ri.

◾Kjo Hartë e re Gjyqësore nuk merr parasysh një nga problematikat më delikate, siç është largësia gjeografike, që shumë qytetarë kanë nga Gjykatat dhe si mundësitë e kufizuara të transportit dhe ato financiare individuale per te perballuar kete transport te larget dhe absurd.

◾Një Hartë e tillë arbitrare shkakton realisht asgjesimin e mundësisë reale për akses të lehtësuar në drejtësi dhe realizimin e vërtetë të barazisë përpara ligjit e të pa ndikuar nga asnjë faktor social-ekonomik që krijon pabarazi.

Ndaj kjo reformë është thjesht një kapje e drejtësisë nga Rama dhe rilindja për të garantuar pandëshkueshmërinë e tyre.

Ndërsa për qytetarët është thjesht një drejtësi e ndaluar, e paarritshme dhe e munguar”, shprehet Petrit Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco