Çim Peka LIVE/ Drejtori i News24: Rama i ka kapur të gjitha përveç SYRI-t

10:17, 24/03/2023
A+ Aa A-

Drejtori i News24, Robert Rakipllari, i ftuar mbrëmë në Çim Peka LIVE, tha se sulmi ndaj Prestige Resort ka për qëllim uniformëzimin e linjës editoriale të të të gjithë mediave.

Rakipllari tha se vetëm SYRI TV nuk është pjesë e kësaj linje editoriale.

“Ky kryeministër do të marrë në kontroll linjën editoriale të këtyre medieve. Shumë e thjeshtë. Kërkon ta bëjë për vete. Siç e ka uniformizuar linjën editoriale të të gjithë medieve të tjera, përjashtuar Syri Televizion, do të bëjë edhe atë si të tjerët. Kaq e thjeshtë. Nuk e kupton ti këtë gjë. Nëse nuk e kupton flasim kot ne pastaj,” tha ai gjatë debatit me gazetarin Mentor Kikia.

DEBATI

Mentor Kikia: Unë kuptoj me shumë se sa kaq.

Robert Rakipllari: Thuaja pra, thuaje. Këto media kanë përkrahur kryetarin e opozitës së dikurshme.

Mentor Kikia: Ti mendon se kryeministri ulet të haje drekë me dikë dhe nuk i ka marrëdhëniet mirë?

Robert Rakipllari: Dhe unë po të them ty. Ai përpiqet që ta joshi atë person. Është e vërtetë kjo gjë. Por unë po të them ty, këto media kanë mbështetur opozitën, kryetarin e opozitës që ishte, Lulzim Basha, nga 2013 e deri këtej. Dhe ti e di shume mirë këtë pjesë.

Mentor Kikia: Unë jam i shqetësuar nga mjedisi mediatik është bërë një moçal i madh i tmerrshëm, Pse shantazhohet media? Sepse kur do qeveria, i lejon që të përfitojnë, ta shfrytëzojnë. Po flas në parim këtu. Dhe pastaj kur nuk i duhen, u tërheq kapistallin.

Robert Rakipllari: Unë po flas konkretisht këtu, ç’më intereson mua. Ka marrë një godinë shtetërore ka bërë një universitet. Flasin të gjithë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco