SYRI TV/ Meta takohet me pensionistët në Tiranë: Kategoria më e shpërfillur nga qeveria

12:21, 23/03/2023
A+ Aa A-

“Shqiptarët po varfërohen më shumë për shkak të keqqeverisjes, ndërsa paratë e mbledhura nga rritja e çmimeve shkojnë për oligarkët”. Kështu u shpreh kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë takimit që zhvilloi me pensionistët në kryeqytet, nga ku premtoi se me ardhjen e opozitës në pushtet do të dyfishohen pensionet.

Nga SYRI TV

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta zhvilloi këtë të enjte një takim me pensionistët në Tiranë, për të dëgjuar më nga afër shqetësimet e tyre. Gjatë fjalës së  tij, Meta theksoi se pensionistët janë shpërfillur gjithmonë nga qeveria.  Sipas tij shqiptarët po varfërohen gjithnjë e më shumë për shkak të qeverisjes, teksa hodhi akuza se paratë e mbledhura nga rritja e çmimeve shkojnë për oligarkët.

Meta  premtoi mbështetje për pensionistët, duke theksuar se në kandidatin e  parë të opozitës në pushtet do të dyfishohen pensionet. Ai u ndal edhe tek  projekt ligji që PL ka depozituar ne Kuvend për indeksimin e pagave.

Ish-presidenti theksoi më tej se në Shqipëri nuk mungojnë paratë për  një jetë më dinjitoze, por të rinjtë dhe pensionistët nuk janë prioritet i qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco