Bylykbashi-Nikollës: Po zhdukni çdo lloj hapësire kontrolli mbi qeverinë!

Bylykbashi-Nikollës: Po zhdukni çdo lloj hapësire kontrolli mbi qeverinë!

10:58, 23/03/2023
A+ Aa A-

Grupi parlamentar i PD në Kuvend po institucion për të futur në rendin e ditës, Mocionin me Debat për raportin e DASH mbi Shqipërinë. Deputeti Oerd Bylykbashi iu drejtua kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla të zbatojë rregulloren, sepse me qëndrimin që po mban nuk po tregon tjetër veçse po rikonfirmon se opozitës po i ngushtohet mundësia e kontrollit mbi qeverisjen.

"Çështjet që ngre Departamenti Amerikan i Shtetit janë çështje që ulin në gjunjë çdo lloj qeverie," tha Bylykbashi.

"Korrupsioni, abuzimi me të drejtat e shtetasve shqiptarë nga kjo qeveri, dhunimi i lirisë së media, koncensionet skandaloze, dhumi i zgjedhjeve…Të gjitha i keni aty. Dhe a ka çështje më prioritare se kaq?!

Pra, ne kemi kërkuar ndryshimin e rendit të ditës, është e drejta jonë, e ka rregullorja. Kemi kërkuar specifikisht për të bërë një debat në lidhje me raportin e DASH-it.

Çfarë duhet të sqarojmë më tepër ne?!

Debate e nxjerr. Pra, sot nuk ka asgjë tjetër përveçse rikonfirmim të asaj që kemi thënë për një vit e gjysmë rresht: Opozitës po i  ngushtoni dhe po i  zhdukni çdo lloj hapësire kontrolli mbi qeverinë, mbi mazhorancën. Por kur këtë e thonë edhe raportet ndërkombëtare, ju përsëri doni a t’ia mbyllni mundësinë publikut që në debatin që bëhet në këtë sallë të kuptojnë më shumë se kush është gjendja skandaloze e qeverisjes së shqiptarëve.

Ky parlament është vulosës. Vulosjen e kontratave koncesioneve për portin e Durrësit ku dilni me humbje dhe duke humbur pasurinë më strategjike që ka ky vend?!

Pse?! Vetëm që të pasurohen ata që doni ju. Nuk e doni këtë lloj debati edhe pse del në këtë raport. Pra, ne sot kërkojmë zbatimin e rregullores dhe mocionin me debat!” këmbënguli Bylykbashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco