Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Elvi Fundo: SPAK ka sekuestruar nga Tatimet databazën e pagesave të inceneratorëve

23:50, 21/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari Elvi Fundo deklaron se SPAK ka sekuestruar nga Drejtoria e Tatimeve të gjithë data bazën e pagesave të kompanive të inceneratorëve. 

A Show me Adi Krastën në Syri Tv, Fundo tha se inceneratorët kanë paguar media dhe gazetarë, edhe pasi skandali u denoncua publikisht. 

Sipas tij, pronarët e inceneratorëve kanë paguar edhe nën dorë përfaqësues të medias për të bërë padi dhe mbrojtur djegësat. 

"Ju bëj me dije se SPAK ka marrë nga Tatimet zyrtarisht të gjithë data bazën e pagesave të kompanive të inceneratorëve. Po flas për pagesat e bëra në të bardhë. Se nuk janë publikuar për paratë me #anta. Unë kam informacione, i janë dhënë 10 mijë euro dikujt për të dërguar një padi, i janë dhënë 20 mijë euro dikujt për të nxjerrë dy fatura, 10 mijë euro dikujt tjetër, por kjo është pjesë e thashethemeve. Ne po themi për ato që ne të dy nxorëm me letra dhe publikuam me dokumente e fatura. Pasi Top Channel nuk ka marrë 25 mijë euro në muaj, por ka marrë në ortakëri disa milionë euro, sicc ishte rasti i Lori Caffe", tha ai.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco