Lajmi i fundit

LIVE/ Protestuesit shkulin gardhin tek bashkia, tensione në protestë

Inceneratorët/ Pano Soko: Zgjedhin skemën e arbitrazhit, vjedhin pa u ndesh me ligjin!

18:58, 21/03/2023
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, komenton raportin e DASH për inceneratorët ku sipas tij u faktua vjedhja me inceneratorët. 

I ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv, Soko u shpreh se ka marrëveshje qëllimisht që çështja, pas sekuestrimit të inceneratorëve nga shteti, të shkojë në arbitrazh dhe nga aty pastaj ndahen paratë mes aktorëve që kanë firmosur. 

Sipas tij, duke zgjedhur skemën e arbitrazhit thika i bie popullit pasi milionat e inceneratorëve janë nga taksat.

“Këtu ka pasur disa marrëveshje të pista për arbitrazhin dhe pikërisht këtu duhet të jetë vëmendja më e madhe e organeve sepse këtu janë lidhur marrëveshje posaçërisht për t'u çuar në arbitrazh.  

Pra kështu është skema, ‘ne lidhim marrëveshjen, lidhim detyrimin, biem dakort bashkë, ti më bije pa ligj, unë të çoj në arbitrazh dhe do të ndajnë para pafund.’

Unë kam frikë se në fund fare këtu do të shkojë loja e arbitrazhit dhe këtu është problemi më i madh sepse vëllimi i biznesit, vëllimi i qarkullimit të inceneratorit të Tiranës është tek 400 milion euro dhe është një punë me një thikë të madhe që i bie popullit shqiptar sepse janë lekë taksash", tha Soko.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco