Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Silvi Bardhi: Gënjeshtrën e ka ves, betonieret ‘shkelin’ Lalin

Silvi Bardhi: Gënjeshtrën e ka ves, betonieret ‘shkelin’ Lalin

17:24, 21/03/2023
A+ Aa A-

Zëdhënësja e Fushatës për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi ka akuzuar Erion Veliajn për mashtrime në lidhje me betonieret.

Reagimi i Silvi Bardhit:

Pinoku është personazhi në filmat e animuar që i rritej hunda sa herë që gënjente!

Nëse kjo do të ndodhte vërtet, Erion Veliaj mund të vendoste rekord botëror për sa i takon gjatësisë së hundës.

Lali gënjen edhe kur nuk është e nevojshme, pasi gënjeshtra i është bërë pjesë e pandashme.

Një vit më parë Veliaj deklaronte se Bashkia e Tiranës ka ndaluar betonieret dhe makinat e rënda gjatë kohës që ka aktivitet mësimor, pra nga ora 07:00 deri në 20:00.

Por në fakt, kjo është gënjeshtra e radhës së Lalit!

Betonieret në Tiranë nuk njohin orar kufizimi, përsa kohë kullat që ngrihen janë prioritet për Veliajn.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco